Shaip Muja intervistohet nga Specialja? U thotë gazetarëve se s’i jep askujt informata se ‘kah shkon a çka bon’

Shaip Muja intervistohet nga Specialja? U thotë gazetarëve se s’i jep askujt informata se ‘kah shkon a çka bon’

Gjykata Speciale e ka intervistuar edhe ish-deputetin e PDK-së, Shaip Muja.  Sëpaku kështu tregojnë burime të Gazetës inFokus, sipas të cilave intervistimi i tij mësohet se është bërë para rreth dy muajsh, por që deri më tani është mbajtur tërësisht fshehtë edhe nga prokurorët e Dhomave të Specializuara, por edhe nga vetë ish-deputeti dhe ish-pjesëtari […]

Gjykata Speciale e ka intervistuar edhe ish-deputetin e PDK-së, Shaip Muja.  Sëpaku kështu tregojnë burime të Gazetës inFokus, sipas të cilave intervistimi i tij mësohet se është bërë para rreth dy muajsh, por që deri më tani është mbajtur tërësisht fshehtë edhe nga prokurorët e Dhomave të Specializuara, por edhe nga vetë ish-deputeti dhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Shaip Muja.

Nga burime ndërkombëtare, Gazeta inFokus ka mësuar se Muja është kontaktuar fillimisht në Prishtinë dhe është intervistuar më pas në Hagë.

Vetë Muja, në një prononcim për Gazetën inFokus nuk ka dashur të jap informacione lidhur me këtë çështje, duke thënë se nuk është i obliguar të tregoj nëse është intervistuar ose jo.

Muja as nuk e ka pohuar e as nuk e ka mohuar nëse ka qenë i ftuar nga Gjykata Speciale.

“Informatat e mia interne nuk i shpërndajë kërkah, kah shkoj a çka boj. Nuk e di kah e ke marrë këtë informacion. Nuk është puna a po du me tregu, nuk jam edhe u kry”, ka thënë shkurtimisht Muja.

Në raportin e Dick Martyt, ish-deputeti Shaip Muja ka qenë i apostrofuar si i përfshirë në trafikimin me organe, por edhe organizatat ndërkombëtare që kanë operuar me rendin dhe ligjin në Kosovë dhe janë marrë me hetimin e këtyre pretendimeve, përkatësisht UNMIK-u dhe EULEX-i, nuk kishin arritur që të gjejnë ndonjë dëshmi të vlefshme për ta ulur Mujën në bankën e të akuzuarit.

Ish-deputeti Shaip Muja ishte i përfshirë më vonë edhe në procesin e njohur si Medikus, ndaj të cilit EULEX kishte ngritur edhe aktakuzë për trafikim organesh.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?