Qytetarët e Luginës së Preshevës do të pajisen me shtetësi të Kosovës

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme (MPB), Izmi Zeka, ka treguar se kjo ministri pas amandamentimit të ligjit për të huaj vitin e kaluar ekipet e ekspertëve kanë punuar në udhëzimin administrativ për të iu mundësuar që qytetarët e huaj që për shkaqe të ndryshme janë mbetur pa dokumente dhe janë në Kosovë së shpejti do […]
“Andaj e kemi të qartë se pritjet janë të kahershme mirëpo për shkak të disa çështjeve të brendshme shtetërore nuk kemi arritur më herët që të rregullojmë statusin e gjithë atyre që jetojnë në Kosovë e që nuk kanë arritur t’i gëzojnë të drejtat institucionale si gjithë të tjerë”, ka theksuar ai në RTK.
Sipas tij, me këtë rast edhe qytetarët e Luginës së Preshevës do të përfitojnë nga ky udhëzim administrativ, si gjithë të tjerët, ku do të pajisen me leje qëndrim për 5 vjet dhe pastaj do ta kenë mundësinë për marrjen e shtetësisë.
“Kërkojmë mirëkuptim për këto vonesa, por janë ligjore dhe ne si Ministri e Brendshme duhet të respektojmë maksimalisht. Së shpejti do të futet në fuqi Udhëzimi Administrativ dhe do të njoftoheni përmes medieve elektronike dhe të shkruara. Faleminderit për mirëkuptim”, ka theksuar Zeka.












