Presidenti Thaçi vlerëson Limajn dhe Ahmetin, kërkon unitet politik për dialogun

Presidenti Thaçi vlerëson Limajn dhe Ahmetin, kërkon unitet politik për dialogun

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një postim në rrjetin social “Facebook” ka reaguar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila e shpalli jokushtetues ekipin negociator për dialog – raporton Periskopi. Thaçi ka shkruar se vlerëson angazhimin që Ahmeti e Limaj ishin të gatshëm ta marrin në dialog, në kohën kur vendi po vlonte nga […]

Thaçi ka shkruar se vlerëson angazhimin që Ahmeti e Limaj ishin të gatshëm ta marrin në dialog, në kohën kur vendi po vlonte nga debatet politike.

Ai thotë se Kushtetuta është udhërrëfyesi ynë në çdo hap drejt forcimit të shtetësisë sonë dhe drejt integrimit euroatlantik të shtetit tonë.

Ai ka shkruar se askush i vetëm nuk mund ta marrë barrën e zgjidhjes së një konflikti shekullor me Serbinë.

Postimi i plotë i Thaçit:

Republika e Kosovës ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë e përkushtuar për forcimin e paqes dhe stabilitetit përmes dialogut dhe rrugës evropiane, me mbështetjen e SHBA-së dhe gjithë partnerëve tanë. Kushtetuta e Republikës së Kosovës është udhërrëfyesi ynë në çdo hap drejt forcimit të shtetësisë sonë dhe drejt integrimit euroatlantik të shtetit tonë. Por, askush i vetëm nuk mund ta marrë barrën e zgjidhjes së një konflikti shekullor me Serbinë, prandaj gjithmonë kam apeluar për unitet politik në këtë proces shumë të rëndësishëm për vendin dhe qytetarët tanë. Kosova, shtet i pavarur dhe i integruar në BE, NATO dhe OKB, në paqe dhe me fqinjësi të mirë, është obligim i ynë për gjeneratat e reja, të cilat nuk duhet të rriten me urrejtje ndëretnike dhe me ngarkesa çfare kemi pasur ne. E kemi fituar luftën dhe duhet ta fitojmë edhe paqen për qytetarët e të gjitha komuniteteve që jetojnë në shoqërinë tonë shumetnike. Si president i vendit, e vlerësoj shumë vullnetin politik dhe përgjegjshmërinë individuale të kryesuesve të Ekipit Negociator, të cilët kur Kosova ka vluar nga debatet shterpe politike, kanë qenë në gjendje të dalin përtej tyre dhe të marrin përgjegjësi shtetërore. Në përputhje me Kushtetutën dhe vullnetin politik, udhëheqësit e institucioneve, liderët politikë të të gjitha subjekteve, duhet të jenë të bashkuar në procesin e dialogut për arritjen e marrëveshjes paqësore, e cila hap perspektiven e integrimit të Kosovës dhe i jep fund izolimit dhe stagnimit! HTH

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?