Policia di shumë pak për rastin e gruas së kidnapuar në Fushë-Kosovë: Po punojmë në sqarimin e rastit

Sot në media u publikuan pamje ku shihen dy burra teksa me forcë e marrin një grua në veturë. Rasti u raportua se ndodhi në Fushë-Kosovë. Periskopi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë sqarime shtesë. Zëdhënësja Flora Ahmeti ka thënë se e kanë këtë informatë dhe se janë duke punuar për të […]
Periskopi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë sqarime shtesë. Zëdhënësja Flora Ahmeti ka thënë se e kanë këtë informatë dhe se janë duke punuar për të kuptuar më shumë rreth kësaj ngjarje.
‘’Sa i perket pyetjes suaj ju njoftojme se Drejtoria Rajonale e Policise ne Prishtine, posedon informaten se ne Fushe Kosove, dy persona te dyshuar kane futur nje grua me force ne nje veture dhe jane larguar nga vendi i ngjarjes. Aktualisht ne koordinim me institucionet kompetente jemi duke punuar me qellim te sqarimit te cdo rrethane qe lidhet me kete ngjarje.’’,ka thënë Ahmeti.
Mëngjesin e sotëm, në lagjen “Pajazit Islami” në Fushë Kosovë, dy burra e kanë futur me dhunë një grua në veturë.
Në videon të cilën e ka publikuar Insajderi, shihet gruaja teksa ndërhyn gjatë konfliktit verbal në mes dy burrave.
Derisa të dy i vërsulen gruas, njëri prej tyre ia vendos dorën në gojë dhe të dy bashkë e fusin atë me forcë në veturë.
Ajo dëgjohet duke kërkuar ndihmë, ndërkaq që tërhiqet drejt me forcë drejt veturës./PERISKOPI/












