Po shtohet numri i njerëzve me sëmundje mendore: Problemi te pabarazia ekonomike dhe austeriteti

Austeriteti, pabarazia dhe pasiguria në punë janë të këqija për shëndetin mendor dhe qeveria duhet të kundërveprojë nëse duan që të ndalin rritjen e madhe të sëmundjeve mendore, ka thënë një prej të raportuesve kryesorë të OKB-së për shëndetin. Dr.Dainius Puras, në një intervistë ekskluzive për the Guardian, ka thënë që masat për të adresuar […]
Austeriteti, pabarazia dhe pasiguria në punë janë të këqija për shëndetin mendor dhe qeveria duhet të kundërveprojë nëse duan që të ndalin rritjen e madhe të sëmundjeve mendore, ka thënë një prej të raportuesve kryesorë të OKB-së për shëndetin.
Dr.Dainius Puras, në një intervistë ekskluzive për the Guardian, ka thënë që masat për të adresuar pabarazinë dhe diskriminimin do të ishin shumë më efektive për të luftuar sëmundjet mendore se sa përqendrimin në medikamente e terapi, siç ka ndodhur në 30 vitet e fundit, përkthen Periskopi.
“Kjo do të ishte ‘vaksina’ më e mirë kundër sëmundjeve mendore dhe do të ishte shumë më mirë se sa përdorimi i tepruar i medikamenteve psikotropike që po ndodh aktualisht,” tha Puras.
Ai tha që prej krizës financiare të vitit 2008, politikat që theksonin ndarjen, pabarazinë dhe izolimin social ishin të këqija për ekuilibrin mendor. “Masat e austeritetit nuk kontribuonin pozitivisht për shëndetit mendor,” tha ai. “Njerëzit ndihen të pasigurt, ndihen në angështi, nuk kënaqen me mirëqenien emocionale për shkak të situatës së pasigurt ekonomike.”
“Mënyra më e mirë për të investuar për shëndetin mendor të individëve ësht ëtë krijojmë ambient ndihmues në të gjitha hapësirat, familje, e vend të punës. E më pas, natyrisht, edhe shërbimet terapeutike janë të nevojshme, por ato nuk duhet të bazohen në modelin e përdorimit të tepruar të medikamenteve.”
Purasi tha se ka pasur një përpjekje të madhe që të kurohen sëmundjet mendore si sëmundjet fizike, gjë që nuk ka rezultuar pozitive. /Periskopi












