Përse shtohet sasia e sekrecioneve para dhe pas ciklit? Ja çfarë tregojnë për shëndetin e grave

Përse shtohet sasia e sekrecioneve para dhe pas ciklit? Ja çfarë tregojnë për shëndetin e grave

Prania e sekrecioneve të bardha vaginale është një fenomen më se normal tek femrat. Ai ndihmon në vendosjen e ekuilibrit të zonës intime. Janë pikërisht këto sekrecione që pastrojnë dhe lubrifikojnë organin gjenital, duke e mbrojtur në këtë mënyrë nga depërtimi i baktereve dhe mikroorganizmave të tjerë. Sekrecionet e bardha, të tejdukshme dhe pa kurrfarë […]

Prania e sekrecioneve të bardha vaginale është një fenomen më se normal tek femrat. Ai ndihmon në vendosjen e ekuilibrit të zonës intime. Janë pikërisht këto sekrecione që pastrojnë dhe lubrifikojnë organin gjenital, duke e mbrojtur në këtë mënyrë nga depërtimi i baktereve dhe mikroorganizmave të tjerë. Sekrecionet e bardha, të tejdukshme dhe pa kurrfarë ere janë shenjë e një organizmi të shëndetshëm.

Por sekrecionet vaginale ndryshojnë para dhe pas ciklit menstrual, pas raporteve sekuale të pambrojtura apo kur përdorni pilulën e emergjencës. Ky ndryshim vihet re menjëherë në ngjyrën, sasinë dhe erën e tyre, duke sjellë kështu problematika shëndetësore që mund të kërkojnë trajtim dhe ndërhyrje mjekësore.

Në rast se keni kryer marrëdhënie seksuale të pambrojtura dhe vini re që në ditët në vijim keni sekrecione vaginale në ngjyrë kafe të shoqëruara me pak gjak, ndoshta duhet të bëni një test ose të konsultoheni me mjekun gjinekolog pasi mund të keni të bëni me një shtatzëni të mundshme.

Në qoftë se sekrecionet tuaja vazhdojnë të kenë të njëjtën ngjyrë, por jane me sasi më të bollshme dhe me pak erë atëherë keni vaginozë bakteriale. Gjatë kësaj kohe do t’ju shfaqen shqetësime të ndryshme si dhimbje gjatë urinimit, ndjesi e vazhdueshme tkurrëse e vaginës, si dhe kruajtje e vazhdueshme e klitorisit.

Sekrecionet vaginale mund të ndryshojnë komplet ngjyrë, aq sa të shndërrohen në ngjyrë kafe e errët në gri, në këtë rast keni të bëni me Clamidia, një infeksion seksualisht i transmetueshëm. Kur sekrecionet  janë në trajtë shkume,me erë shumë të theksuar dhe  ngjyrë jeshile myku, duhet të konsultoheni menjëherë me mjekun tuaj. Shenjat e mësipërme tregojnë praninë e Trichomonas vaginalis, një infeksion i rëndë seksual i shkaktuar nga paraziti trichomonas.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar