Përplasja e dy aeroplanëve ushtarakë në Gjermani, njëri pilot humb jetën – tjetri gjendet i gjallë në mal

Njëri pilot ka humbur jetën kur dy aeroplan të ushtrisë gjermane sot u përplasën në verilindje të Gjermanisë, raporton televizioni N-TV derisa piloti i aeroplanit tjetër është gjetur i gjallë. Forcat ajrore gjermane kanë konfirmuar se dy aeroplanët ushtarakë janë rrëzuar pasi janë përplasur në verilindje të vendit, me ç’rast pilotët kishin arritur të katapultohen […]

Njëri pilot ka humbur jetën kur dy aeroplan të ushtrisë gjermane sot u përplasën në verilindje të Gjermanisë, raporton televizioni N-TV derisa piloti i aeroplanit tjetër është gjetur i gjallë.

Forcat ajrore gjermane kanë konfirmuar se dy aeroplanët ushtarakë janë rrëzuar pasi janë përplasur në verilindje të vendit, me ç’rast pilotët kishin arritur të katapultohen – megjithatë njëri prej tyre ka humbur jetën.

Radio stacioni lokal “OStzefele” ka raportuar se aeroplanët janë përplasur pak minuta para orës 14:00 në afërsi të liqenit Miric, rreth 100 kilometra larg Berlinit.

“Ata ishin duke patrulluar me aeroplanët Eurofighter së bashku me aeroplanin e tretë”, ka njoftuar ushtria gjermane në Twitter.

Siç raporton Reuters,piloti i aeroplanit të tretë ka vëzhguar përplasjen, dhe ka parë se si dy parashuta janë hapur dhe kanë rënë në tokë.

Derisa njëri pilot është gjetur i gjallë në një zonë malore pak minuta pas përplasjes së aeroplanëve, sipas radios “Ostzefele”, policia ka konfirmuar për televizionin N-TV se piloti tjetër ka humbur jetën.

Videoja e publikuar në internet shfaq se si retë e zeza të tymit ngriten në ajër. /Telegrafi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?