Për çdo muaj, nga rreth 100 kosovarë po dërgohen për shërim jashtë vendit

Për çdo muaj, nga rreth 100 kosovarë po dërgohen për shërim jashtë vendit

Për çdo muaj rreth 100 qytetarë të Kosovës aplikojnë  në Ministrinë e Shëndetësisë në përpjekje për të siguruar mundësinë  për t’u  shëruar jashtë vendit. Në gjashtë muajt e parë të këtij viti  për kurimin e sëmundjeve 661 qytetarë i janë drejtuar MSH’së .  Për gjithë këto raste, nga buxheti i shtetit janë shpenzuar 5.6 milionë […]

Institucionet publike shëndetësore në Kosovë, prej vitesh vuajnë nga mungesa e barnave, cilësia jo e mirë e shërbimeve shëndetësore, por edhe nga kushtet jo të mira për punë. Në pamundësi që pacientëve t’ua japin shërbimet e duhura mjekësore, këta të fundit po detyrohen që ilaçin vetës t’ia gjejnë jashtë Kosovës.

Shërim në Kosovë nuk po mundet të gjejë as Haruni i cili i ka vetëm një vit jetë. Ai po vuan nga një sëmundje e rrallë gjenetike e quajtur ”Hipotoni”, e që kryesisht shfaqet tek fëmijët e moshës së Harunit.

Mjekët kosovarë në pamundësi për trajtimin e kësaj sëmundjeje, kanë rekomanduar që Haruni, të trajtohet në njërin nga shtet evropiane.

Por, që kjo të jetësohet, familja e tij po kërkon ndihmë financiare. Kjo ngase familja nuk ka para të mjaftueshme për t’i mbuluar shpenzimet. Babai i tij, Rrustem Brahimi, ka kërkuar ndihmën e secilit, pasi që sipas tij, Haruni tani është në fazën ekstreme të sëmundjes, dhe kanë nevojë për ndihmën e të tjerëve.

“Ndihma juaj mund të jetë duke dhënë para në konton për grumbullimin e fondeve për shërim. Duke na ndihmuar për të gjetë ndonjë spital në Europë që merret me këtë problem të Harunit”, ka shkruar babai i Harunit në rrjetet sociale duke kërkuar ndihmë për të birin.

Për gjashtë muaj afro 700 qytetarë kërkuan shërim jashtë Kosovës

E hall të njëjtë si të kësaj familja kanë edhe qindra persona të tjerë në Kosovë.

Pacientët kosovarë nuk po mund që të gjejnë shërim në vendin ku janë lindur. Mungesa e shërbimeve shëndetësore ka bërë që vetëm gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, shërim për sëmundjet nga të cilat ata po vuajnë, në Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, të kërkojnë 661 qytetarë.

Kështu ka bërë të ditur për Express, zyrtarë nga Zyra për informim në Ministrinë e Shëndetësisë. Për këto raste, janë shpenzuar rreth 5.3 milionë euro.

“Gjatë vitit 2019 në Fondin e Sigurimit Shëndetësor, respektivisht programin e Trajtimit Jashtë Institucioneve Publike Shëndetësore, kanë aplikuar 661 persona. Shuma e aprovuar për trajtim jashtë Institucioneve Publike Shëndetësore është 5.3 milionë euro”, kanë deklaruar nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas Ministrisë, kosovarët më së shumti ndihmë financiare po kërkojnë për sëmundjet që lidhen me Oftamologji, Ortopedi, Onkologji e Pediatri.

E, shpresat që kosovarët të gjejnë shërim në Kosovë për të gjitha sëmundjet me të cilat ata vuajnë janë të pakta. Sipas ministrisë, po punohet që shërbimet oftamologjike t’i kryejnë në vend duke blerë aparatura të reja.

“Deri në vitin 2017, programi për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore ka shpenzuar më së shumti të holla për sëmundjet kardiovaskulare. Tashmë ka nisur puna që edhe në Oftamologji dhe Ortopedi të bëhen investime të nevojshme për rritur dinamikën e punës dhe për të shtuar shërbimet”, kanë deklaruar zyrtarë të MSh’së.

Pavarësisht kësaj, gjatë gjithë vitit të kaluar për shërim jashtë Kosovës kanë aplikuar 1 mijë e 432 persona me buxhet të shpenzuar me rreth 9 milionë euro.

Sidoqoftë, mos përfshirja e Kosovës në kuadër të zonës së lëvizjes së lirë, pa viza, po u kushton shumë qytetarëve, të cilët për nevoja të ndryshme duan të nisen drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Sfida më e madhe mbetet për pacientët të cilët nuk mund të marrin shërbimet shëndetësore brenda Kosovës dhe vihen në kërkim të shërimit jashtë vendit. Por, sfidë më vete, mbetet edhe pajisja e tyre me vizë.

Sëmundjet malinje, leukemitë akute, operacionet e zemrës janë vetëm disa nga sëmundjet që institucionet publike nuk po mund t’i ofrojnë në vend për kosovarë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?