Pasi e fitoi Stambollin, opozita synon zgjedhje të reja në krejt Turqinë

Pasi e fitoi Stambollin, opozita synon zgjedhje të reja në krejt Turqinë

Humbja e partisë në pushtet në Turqi, në zgjedhjet e rimbajtura në Stamboll, mund të hapin rrugën, për zgjedhje të parakohshme dhe ti japin po ashtu fund sundimit së presidentit Recep Tayyip Erdogan. Të paktën kështu mendon Partia Republikane e popullit, në opozitë. “Ndoshta zgjedhje të reja mund të mbahen tani. Është përfundimisht një pikë […]

Të paktën kështu mendon Partia Republikane e popullit, në opozitë.

“Ndoshta zgjedhje të reja mund të mbahen tani. Është përfundimisht një pikë kthese për Turqinë dhe demokracinë në vend”, thotë deputetja opozitare, Kader Sevinc.

“Ne kemi filluar numërimin mbrapsht për sundimin e Erdoganit”, shton ajo, duke vënë në pah se të gjitha qytetet e mëdha të Turqisë tani drejtohen nga opozita.

Ekrem Imamoglu, i Partisë Republikane të popullit mori 54.21 për qind të votave në zgjedhjet për bashkinë e Stambollit të dielën, një fitore kjo akoma më e thellë krahasuar me atë të tre muajve më parë.

Drejtësi dhe Zhvillim e Erdoganit kërkoi rimbajtjen e zgjedhjeve, pasi u ankua për parregullsi, në mars. Fitorja e Imamoglu tani ka thyer dekada qeverisje të qytetit më të madh të Turqisë, nga partia e Erdoganit.

Ky i fundit, që ka sunduar Turqinë që nga 2003, fillimisht si Kryeministër dhe më pas si President, ka qenë kryebashkiak i qytetit në vitet 90 dhe ka thënë në të shkuarën se kushdo që fiton Stambollin, fiton Turqinë, përcjell TCH.

Tani, Erdogan ka uruar për fitoren Imamoglunë, e po ashtu ka bërë edhe kandidati i tij, Binali Yildirim. Tani për opozitën, gjithçka ka ndryshuar dhe se në 2023, kur do të mbahen zgjedhjet e radhës, Turqia do të jetë një vend krejt tjetër.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?