Pakistan: Arrestohet i dyshuari kryesor për vrasjen e një vajze 10-vjeçare

Autoritetet në Pakistan thanë se kanë arrestuar një person, i cili është i dyshuari kryesor për rrëmbimin dhe vrasjen e një vajze 10-vjeçare në Islamabad. Anis Akbar, polici që po udhëheq hetimet lidhur me vrasjen e Farisha Momand, tha për Radio Mashaaal se i dyshuari është arrestuar dhe gjatë paraqitjes në gjykatë më 22 qershor, […]

Anis Akbar, polici që po udhëheq hetimet lidhur me vrasjen e Farisha Momand, tha për Radio Mashaaal se i dyshuari është arrestuar dhe gjatë paraqitjes në gjykatë më 22 qershor, ka pranuar fajësinë.

Akbar tha se i dyshuari ishte fqinj i vajzës së vrarë dhe se familja e viktimës ishte ankuar për ngacmim edhe në të kaluarën.

Babai i viktimës, Ghulam Nabi, tha në një intervistë për Radio Mashaal se ai dhe gruaja e tij kanë identifikuar të dyshuarin gjatë seancës gjyqësore. Ai shtoi se tani “është në dorën e policisë që ta dëshmojë” nëse ai është vrasësi, transmeton REL.

Rasti i vrasjes së Farishas ka nxitur protesta dhe ky akt është dënuar në mbarë shteti, ku krimet ndaj fëmijëve janë të zakonshme dhe shpesh mbesin të pandëshkuar personat përgjegjës.

Trupi i gjymtuar i vajzës 10-vjeçare, Farisha Momand ishte gjetur në periferi të të Islamabadit, katër ditë pasi ajo ishte zhdukur nga lagjja e saj më 15 maj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?