Oda Ekonomike e Kosovës prononcohet për çështjen homologimit

Oda Ekonomike e Kosovës thotë se është duke përcjellë me vëmendje deklaratat dhe debatet e ditëve të fundit në lidhje çështjen e kontrollit të automjeteve rastin e importit në Kosovës. “Duke marrë parasysh faktin qe shumë nga anëtaret e Odës ndikohen nga çdo akt ligjor qe ka efekte ekonomike, ne jemi jashtëzakonisht të interesuar që […]
“Duke marrë parasysh faktin qe shumë nga anëtaret e Odës ndikohen nga çdo akt ligjor qe ka efekte ekonomike, ne jemi jashtëzakonisht të interesuar që aktet e tilla të jenë me efekte pozitive për komunitetin e biznesit, duke respektuar standardet evropiane dhe parimet e ekonomisë së tregut”, thuhet në një komunikatë për media të OEK.
OEK thotë se raportet nga instancat e ndryshme të Bashkimit Evropian, përfshirë Raportin e Progresit dhe ekspertizen nga ekspertet e TAIEX-it duhet të jenë udhërrethyes, për vendimmarrje në çdo segment që rregullon tregun e brendshëm.
Oda Ekonomike e Kosovës thotë se është e gatshme të lehtësoje një proces rregullativ në këtë fushë, me përfshirje të gjtiha palëve të interesit, konform standardeve evropiane dhe në harmoni të plotë me Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.












