Numri 7: Werderi e nderon Rashicën, i jep numrin historik

Se Werderi i Bremenit ka plane për futbollistin e saj më të mirë, Milot Rashicën, kjo u dëshmua dje kur e refuzoi ofertën prej 18 milionë Eurosh nga Benfica. Skuadra gjermane sot ka bërë një veprim tjetër për të treguar se sa shumë beson te superylli i kombëtares së Kosovës në futboll, kategoria e burrave. […]
Se Werderi i Bremenit ka plane për futbollistin e saj më të mirë, Milot Rashicën, kjo u dëshmua dje kur e refuzoi ofertën prej 18 milionë Eurosh nga Benfica.
Skuadra gjermane sot ka bërë një veprim tjetër për të treguar se sa shumë beson te superylli i kombëtares së Kosovës në futboll, kategoria e burrave.
Bremeni raportohet se i ka ndryshuar numrin në fanellë z.Milot nga 11 në 7, që është numri historik i tij.
Edhe legjenda tjetër e klubit, veterani Claudio Pizarro, e ka ndryshuar numrin duke e marrë 14shin dhe duke e dhënë 4shin.
Për Pizarron 14shi është numër shumë emocional pasi me të arriti suksese të mëdha te Bayern Munich, e të njëjtin e kishte veshur edhe te Chelsea.
Edhe për Rashicën ky ndryshim është i mirëseardhur. Numri i tij i dashur 7 ishte i Florian Kainz, i cili u largua gjatë dimrit te skuadra e 1.FC Koln. /Periskopi












