Nis seanca për homologimin, këto janë tri kërkesat e opozitës

Nis seanca për homologimin, këto janë tri kërkesat e opozitës

Deputeti i LDK-së, Lutfi Zharku, në hapjen e seancës së jashtëzakonshme për heqjen e monopolit lidhur me shërbimin e homologimit të veturave, ka treguar tri kërkesat e opozitës për të demonopolizuar këtë treg. Ai ka thënë se si pikë e parë duhet votuar shfuqizimi i menjëhershëm i udhëzimit që i pati dhënë monopolin në homologia […]

Ai ka thënë se si pikë e parë duhet votuar shfuqizimi i menjëhershëm i udhëzimit që i pati dhënë monopolin në homologia EuroLabit.

Për pikë të dytë ai ka propozuar që për dy muaj duhet të hyjë në fuqi udhëzimi i ri administrativ.

Ndërsa deri në fund të vitit ka thënë se duhet të liberalizohet plotësisht tregu i homologimit.

Më kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje sot deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sërish në një seancë të jashtëzakonshme me të vetmen pikë të rendit të ditës që është “Heqja e monopolit lidhur me shërbimin e homologimit të veturave”.

“Siç është në dijeni dhe opinioni i gjerë Qeveria dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit nuk po merr masa për ta ndalë këtë monopol të dëmshëm që ka filluar prej vitit 2009 dhe po tentohet që të vazhdohet edhe më tej”, thuhej në arsyetimin e VV-së për këtë seancë.

Çështja e homologimit ka qenë pikë diskutimi edhe në Komisionin për Zhvillim Ekonomik që u mbajt ditë më parë. Madje aty pati edhe debate mes ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe deputetit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.

Lekaj para komisionit deklaroi se se Ligji për Automjete ia mundëson kompanisë “EuroLab” që të posedojë licencën për periudhë të pacaktuar. Sipas tij, tregu do të hapet dhe nuk do të ketë monopol. Por, nuk ka mundur të jap një afat se kur mund të ndodhë kjo.

Kritika për ligjin kanë dhënë edhe deputetë të tjerë opozitarë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?