Nënkryetari i AKR’së: Me dy votat tona përcaktohet fati i Qeverisë Haradinaj

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), i cili mban edhe postin e ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi ka thënë se pavarësisht se nuk është kohë e përshtatshme për zgjedhje AKR është gati për zgjedhje. Matoshi në RTV Dukagjini, ka thënë se në terren AKR-ja çdo ditë është duke rritur mbështetjen në […]

Matoshi në RTV Dukagjini, ka thënë se në terren AKR-ja çdo ditë është duke rritur mbështetjen në të gjitha degët në tërë Kosovën.

“AKR-ja nuk ka pasur ndonjë stabilitet dhe forcë më të madhe se që ka tani. Besoj se kjo forcë do të dëshmohet përsëri në zgjedhjet e ardhshme. Ne sërish do të kemi një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në skenën politike të Kosovës. Më vjen mirë që nuk kemi zhgënjyer elektoratin, përkundrazi me punët e mira që kemi bërë në të gjitha dikasteret që udhëheqim kemi ngritur mbështetjen qytetare”, tha ai.

Duke folur për zhvillimet e fundit në AKR, Matoshi ka thënë se Labinot Tahiri mbetet deputet i kësaj partie, derisa nuk ka njoftuar strukturat për ndonjë largim nga partia.

Ai ka thënë se duhet pasur kujdes që kjo Qeveri është votuar me 61 vota dhe çdo votë e vetme ka një peshë jashtëzakonisht të madhe, ndërsa sipas tij dy vota që ka AKR “determinojnë të ardhmen e kësaj Qeverie”.

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), ka thënë se kjo parti nuk ka gabuar që i është bashkangjitur kësaj shumice parlamentare sepse Kosova ishte futur në një situatë pa rrugëdalje.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?