Në QKUK pediatria e fëmijëve lidhet me urë me Kirurgjinë Pediatrike

Shumë shpejt fëmijët kosovarë të cilët do të kenë probleme shëndetësore do të kenë kushte tërësishtë të tjera për mjekimin e sëmundjeve të tyre. Klinika e Pediatrisë në QKUK brenda disa muajve do të ketë një mbështetje të madhe profesionale për trajtimin e fëmijëve. Afër saj tashmë është ndërtuar spitali i Kirurgjisë Pediatrike me një […]

Ky spital që do të ketë një kapacitet prej 100 shtretërve do të ketë edhe shërbime laboratorike, diagnostike, mjekim intensiv, salla operative dhe çdo gjë tjetër, në mënyrë që fëmijëve tanë t’iu ofrohen shërbime sa më profesionale dhe të mos kenë nevojë më që të kërkojnë trajtim diku tjetër.

Ndërtimi i vrazhdë tashmë ka përfunduar kurse së fundmi ka nisur të bëhet edhe lidhja me urë në mes të Klinikës së Pediatrisë dhe ndërtesës së re të Kirurgjisë Pediatrike. Kjo po bëhet në mënyrë që të mos ketë nevojë që pacientët e vegjël të dalin jashtë klinikës për të shkuar në klinikën tjetër për shërbime mjekësore.

Ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili, vitin e kaluar kur zhbllokoi ndërtimin e këtij spitali, kishte thënë se projekti do të jetë gati për 22 muaj. Sipas dinamikës së punimeve ky spital do të jetë i gatshëm për shërbime shëndetësore për fëmijët në pjesën e parë të vitit të ardhshëm. Spitali Pediatrik-Kirurgjik pritet të jetë nga ndërtesat më moderne me shërbimet më të sofistikuara për fëmijë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?