Ndryshojnë rregullat për punësim në Gjermani

Ndryshojnë rregullat për punësim në Gjermani

Nga 1 janari i vitit 2020, do të jetë shumë më lehtë të gjeni punë në Gjermani, për ata me kualifiimet e duhura. Këshilli Federal në Gjermani do të trajtojë paketën e emigracionit. Javën e parë të qershorit, ligji mbi emigracionin e fuqisë punëtore të kualifikuar u miratua në parlamentin Gjerman dhe në fund të […]

Këshilli Federal në Gjermani do të trajtojë paketën e emigracionit. Javën e parë të qershorit, ligji mbi emigracionin e fuqisë punëtore të kualifikuar u miratua në parlamentin Gjerman dhe në fund të muajit, ai kalon edhe në këtë hallkë të fundit, ndërsa paketa ligjore pritet të hyjë në fuqi në 1 janar 2020.

Shtatë janë elementet e saj, ndër të cilët edhe ligji për një zbatim më të mirë të kthimit të detyrueshëm, ai i asistencës për azilkërkuesit apo ligji i tolerimit me qëllim punësimi ose arsimimi.

Në seancën e datës 28 qershor 2019, do te vendoset a do të miratohet e gjithë pakoja njëherazi apo disa pjesë të saj do të kalojnë edhe një herë për rishqyrtim në Komisionin e Ndërmjetësimit, shpjegon DW.

Qëllimi i kësaj pakete është t’ua lehtësojë emigrimin ekonomik në Gjermani shtetasve të huaj me origjinë nga jashtë BE-ja, dhe kjo ndodh për shkak se Gjermania ka mungesa të mëdha për punëtorë të kualifikuar.

Ligji parashikon që çdo person me një kontratë pune dhe një kualifikim në vendin e prejardhjes ka të drejtë të punojë në Gjermani.

Ka disa ndryshime mes tij dhe ligjit aktuale te emigracionit, te cilat nisin nga fakti qe nuk ka me kufizim vetëm në disa profesione, pra, çdo person me një zanat ka të drejtën të shkojë në Gjermani; në tregun e punës do të jenë të gjithë të barabartë, pavarësisht nga prejardhja, ndërsa për t’iu lehtësuar shtetasve të huaj gjetjen e vendit të punës, do t’u jepet e drejta të shkojnë gjashtë muaj në Gjermani për të kërkuar vend pune.

Kushtet që duhet të plotësojnë ata për këtë janë:

– Nuk do të marrin ndihmë sociale nga shteti, pra, duhet të dëshmojnë se kanë të ardhura të mjaftueshme për të jetuar gjatë kësaj periudhe Ky rregull do të vlejë fillimisht vetëm për pesë vjet.

– Ligji i ri gjithashtu lehtëson mundësinë për të bërë kurse kualifikimi shtesë në Gjermani, për të arritur kështu barazimin e kualifikimit të migrantit me atë gjerman.

Çfarë ndryshon në krahasim me ligjin aktual të migracionit?

– Nuk ka më kufizim vetëm në disa profesione, pra, çdo zanatçi ka të drejtë të vijë në Gjermani.

– Në tregun e punës do të jenë të gjithë të barabartë, pavarësisht nga prejardhja.

Shtetasit gjermanë ose të BE-së nuk trajtohen më me përparësi në tregun e punës.

Viza për të kërkuar punë:

Për t’u lehtësuar shtetasve të huaj gjetjen e vendit të punës, do t’u jepet e drejta të vijnë gjashtë muajnë Gjermani për të kërkuar vend pune:

Kushtet që duhet të plotësojnë ata për këtë janë:

– Nuk do të marrin ndihmë sociale nga shteti, pra, duhet të dëshmojnë se kanë të ardhura të mjaftueshme për të jetuar gjatë kësaj periudhe Ky rregull do të vlejë fillimisht vetëm për pesëvjet.

– Ligji i ri gjithashtu lehtëson mundësinë për të bërë kurse kualifikimi shtesë në Gjermani, për të arritur kështu barazimin e kualifikimit të migrantit me atë gjerman.

Cilat janë ndryshimet që pësoi projektligji në Parlament?

Në 7 qershor ligji kaloi në parlamentin gjerman, Bundestag, por pësoi disa ndryshime të vogla, ndër të tjera:

– U bë edhe më e lehtë mundësia për të ardhur në Gjermani për të mësuar një zanat, pa qenë nevoja që të kesh përfunduar një shkollë që të kualifikon për të studiuar në Gjermani.

Mjafton shkolla në vendin e prejardhjes.

– Shtetasit e huaj mbi 45 vjeç që vijnë për të punuar në Gjermani, duhet të kenë një kontratë pune me një pagë minimale të caktuar (aktualisht 3685 Euro / në muaj) ose të dëshmojnë se e kanë të siguruar pensionin e pleqërisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?