Mustafë Bajrami i shkruan kryetarit të Prishtinës dhe kryeministrit: Fëmijët i kemi në rrezik

Mustafë Bajrami i shkruan kryetarit të Prishtinës dhe kryeministrit: Fëmijët i kemi në rrezik

Qentë endacakë janë bërë problem për banorët e Prishtinës. Ata kërkojnë ndihmë tek institucionet që t’u bëhet një zgjidhje për këtë problem, madje disa prej tyre kanë shprehur shqetësim edhe përmes rrjetit social në Facebook. Njëri prej tyre është edhe Mustafë Bajrami, që përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se […]

Qentë endacakë janë bërë problem për banorët e Prishtinës. Ata kërkojnë ndihmë tek institucionet që t’u bëhet një zgjidhje për këtë problem, madje disa prej tyre kanë shprehur shqetësim edhe përmes rrjetit social në Facebook. Njëri prej tyre është edhe Mustafë Bajrami, që përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se u është drejtuar krerëve të shtetit dhe i cili u është lutur për ndërmarrje të masave.

Postimi i plotë i Bajramit:

Prap Letër e Hapur Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt dhe Kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmetit! Zotërinjë, fëmijët i kemi në rrezik jete ndërsa shteti as që do me dëgjue!Tri herë i jam drejtuar me Letër të Hapur Kryeministrit të Kosovës, Presidentit, Kryeparlamentarit e Kryetarit të Prishtinës. Disa herë privatisht kam folur me njerëz e me këshilltarë të tyre. Asnjëherë dhe kurrë askush s’na ka pyetur për dertin tonë, neve banorëve të Lagjes Qëndresa në Prishtinë. Jeta jonë dhe e femijëve tanë është në rrezik. Kësaj radhe nga qentë endacak që na hyjnë edhe nëpër oborre.

Më parë hajnat i bënë rapidoll shtëpitë tona. Të rralla janë shtëpitë e kësaj lagje që nuk janë vjedhur. Shtëpinë time 5 herë dhe ende asnjë vjedhje nuk është zbuluar e asnjë hajn nuk është kapur. Edhe pas ankesave të mia tek gjithkund ku duhej ankuar e në fund disa herë edhe në Inspektoratin e Lartë të Policisë, hajnat nuk u gjetën, kerret nuk na gjetën e asgjë që na vjedhën hajnat nuk na është kthyer.

Tani qentë endacak na janë versulur. Nuk po guxojmë t’i lëmë fëmijët tanë të luajnë as nëpër oborre, le ma nëpër rrugë. Janë mbi 50 qenë që po tmerrojnë jetën tonë.

O ju katër zoterinjë e sipërpërmendur që me votat tona sot na udhëhiqni!

A dëgjoni zërin tonë?

A keni femijë?

A do të ishit brengosur për fëmijët tuaj nëse edhe ata sikur femijtë tanë do të sulmoheshin nga qentë endacak?

Çka do të bënit po të ishit në vendin tonë?

Kujt do t’i ishit drejtuar kështu me katër Letra të Hapura, apo, a do të kishit qenë në gjendje të tregoheni kaq shumë durimtarë sa ne po tregohemi?

Na thuani, çka të bëjmë, ku të shkojmë e tek kush tjetër të ankohemi?

Kryeministër i Kosovës e ti o Kryetar i Komunës së Prishtinës!

Juve dyve posaqërisht po ju drejtohem! Më thuani, kah t’ia mbajmë ne para se mos thashtë Zoti, fëmijët tanë të bëhen ushqim i qenve që janë shtuar në përmasa tmerruese?!

Më thuani, ju lutem, kah t’ia mbajmë…?

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?