Muaji maj dhe qershor shënojnë ngritje të aksidenteve me fatalitet

Muaji maj dhe qershor shënojnë ngritje të aksidenteve me fatalitet

Shoferët në Kosovë siç duket nuk po dijnë t’ia ndalin gazin makinës. Si shkas i tejkalimit të shpejtësisë dhe pakujdesisë në komunikacion, numri i aksidenteve ka shënuar rritje gjatë muajit maj dhe qershor të këtij viti. Nga Klinika Emergjente e QKUK-së, thonë se numri i të aksidentuarve dhe viktimave në trafik ka shënuar ngritje. Drejtori […]

Shoferët në Kosovë siç duket nuk po dijnë t’ia ndalin gazin makinës. Si shkas i tejkalimit të shpejtësisë dhe pakujdesisë në komunikacion, numri i aksidenteve ka shënuar rritje gjatë muajit maj dhe qershor të këtij viti.

Nga Klinika Emergjente e QKUK-së, thonë se numri i të aksidentuarve dhe viktimave në trafik ka shënuar ngritje.

Drejtori i kësaj klinike, Basri Lenjani tregon se në muajin maj dhe qershor të këtij viti është shënuar ngritje e aksidenteve me fatalitet dhe atyre të lënduar, krahasuar me vitin e kaluar i cili ka qënë më i ulët.

‘’Për muajin maj dhe qershor të aksidentuar në Klinikën Ermegjente kanë qënë 502 kurse tre me fatalitet në departamentin tonë. Ndërsa, në muajin qershor kanë qënë 376 raste gjithsej, ndërsa nuk ka pas të vdekur. Kemi ngritje të numrit të të lënduarve në komunikacion e poashtu kemi rritje në krahasim me vitet e kaluara të të vdekurve në komunikacion’’, tha Lenjani për Periskopin.

Lenjani apelon tek të gjithë shoferët që të kenë përgjegjësi gjatë vozitjes së makinës dhe veçanërisht gjatë muajve të verës kur Kosova mbipopullohet nga mërgata dhe gjasat për të pasë aksident janë shumë të mëdha.

‘’Gjatë muajit korrik dhe gusht shtohet numri i aksidenteve për shkak të mërgatës. Andaj, Shërbimet Emergjente apelojnë që të jenë të kujdesshem ata që janë para timonit, të mendojnë për veten e tyre dhe për pasagjerët që i kanë brenda. Për shkak se shumica janë të moshës së re të cilët janë produktiv për familjen dhe shoqërinë, ata nuk duhet të vdesin dhunshëm’’, përfundon Lenjani për Persikopin.

Në anën tjetër, nga Policia e Kosovës, raportojnë se numri i aksidenteve me fatalitet dhe me të lënduar gjatë pesë mujorit të parë të këtij viti kanë shënuar rënie krahasuar me vitin 2018.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, në një përgjigje për Periskopin tregon se ‘’Nga 35 sa ka qënë numri i aksidenteve fatale vitin e kaluar, këtë vit ka rënë në 31 aksidente fatale. Kurse numri i personave të vdekur nga 42 sa ishte vitin e kaluar, këtë vit ka rënë në 41’’, thekson Hoxha.

E shqiptimi i tiketave në trafik po shënon ngritje këtë vit, kështu duke mos i kursyer shoferët e papërgjegjshëm.

‘’Gjithashtu sipas statistikave vërehet se numri i tiketave te shqiptuara nga Policia, për kundërvajtje të ndryshme është më i madh për periudhën e njëjtë kohore, pra janë 14940 tiketa më shume’’, përfundon Daut Hoxha për Periskopin./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?