Molliqaj zgjedhet sekretar organizativ i PSD’së

Dardan Molliqaj është zgjedhur të ushtrojë pozitën e sekretarit organizativ në Partinë Socialdemokrate. Molliqaj u votua sot nga Këshilli Drejtues i PSD-së si sekretar i ri organizativ i partisë, duke e zëvendësuar Naim Jakajn, i cili ushtroi këtë funksion nga viti i kaluar kur u zgjodhën për herë të parë drejtuesit e partisë. Në mbledhjen […]
Molliqaj u votua sot nga Këshilli Drejtues i PSD-së si sekretar i ri organizativ i partisë, duke e zëvendësuar Naim Jakajn, i cili ushtroi këtë funksion nga viti i kaluar kur u zgjodhën për herë të parë drejtuesit e partisë.
Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të PSD-së, të mbajtur sot, po ashtu u votuan edhe katër anëtarë të rinj të Kryesisë.
Adea Batusha, Aida Rushiti, Ardian Olluri dhe Natyra Kuçi janë katër anëtarët e rinj të Kryesisë.












