Ministrja Zhiviq vizitoi fermerët në Komunën e Shtërpcës

Ministrja Zhiviq vizitoi fermerët në Komunën e Shtërpcës

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zhiviq gjatë ditës ka vizituar fermerët e fshatrave Sushicë dhe Beroc në Komunën e Shtërpcës. Me këtë rast, ministrja Zhiviq pati rastin të takohet me fermerët e kësaj ane, të cilëve ua ka prezantuar  Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të MBPZHR-së për këtë vit dhe i […]

Me këtë rast, ministrja Zhiviq pati rastin të takohet me fermerët e kësaj ane, të cilëve ua ka prezantuar  Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të MBPZHR-së për këtë vit dhe i ka njoftuar ata me masat e këtyre programeve, përmes të cilave ajo theksoi se do t’u ofrojnë atyre mbështetje në një numër të madh të aktiviteteve bujqësore. “Ne kemi për qëllim që të inkurajojmë të gjithë fermerët, si dhe t’i motivojmë ata që të aplikojnë me projektet e tyre në programet mbështetëse të  MBPZHR-së kështu që së bashku të kontribuojmë në ndërtimin e një klime të favorshme për zhvillimin e sektorit të bujqësisë”, tha ministrja.

Me këtë rast, fermerët patën rastin që të tregojnë edhe për problemet më të cilat ballafaqohen për zhvillimin e  aktiviteteve të tyre bujqësore.

Fermeri, Goran Miliq, i cili merret me blegtori dhe në fermën e tij ka 80 krerë dele e gjithashtu kultivon edhe 70 ari me mjedër, ka thënë se përkrahja institucionale për zhvillimin e bujqësisë është e domosdoshme dhe theksoi se pret mbështetje nga  MBPZHR-ja për zgjerimin e sipërfaqeve të mbjella me mjedër.

Krahas tij, edhe fermerët tjerë të vizituar sot gjatë ditës kanë shprehur interesimin e tyre për zgjerimin e veprimtarive të tyre bujqësore, por që për këtë ata theksuan se iu duhet mbështetja e Ministrisë së Bujqësisë.

Ndryshe, në komunën e Shtërpcës janë mbi 800 familje, të cilat nder vite me sukses merren me kultivimin e mjedrës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?