Meta: Zgjedhjet e 30 qershorit imagjinare

Meta: Zgjedhjet e 30 qershorit imagjinare

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ashtu siç ishte paralajmëruar, ka bërë një dalje për mediet të martën në mëngjes. Dalja e kreut të shtetit ka ndodhur një ditë pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, i cili rrëzoi padinë e Partisë për Unitet Kombëtar (PUK) për t’u çregjistruar nga zgjedhjet për shkak të dekretit të […]

Dalja e kreut të shtetit ka ndodhur një ditë pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, i cili rrëzoi padinë e Partisë për Unitet Kombëtar (PUK) për t’u çregjistruar nga zgjedhjet për shkak të dekretit të presidentit, shkruan sot Koha Ditore.

Meta i quajti zgjedhjet më 30 qershor “imagjinare” dhe vendimin e Kolegjit Zgjedhor “një truk procedural”.

“Kolegji Zgjedhor justifikoi politikisht paligjshmërinë e veprimtarisë së organizatës socialiste në KQZ dhe është një përpjekje e dëshpëruar për të ndërtuar një operacion propagandistik brenda dhe jashtë vendit për të anatemuar indirekt vendimin e kreut të shtetit, por kurrsesi ky është një operacion i dështuar pasi nuk prek aspak vlefshmërinë e dekretit të presidentit të Republikës së Shqipërisë”, deklaroi Meta. Vendimi i Kolegjit Zgjedhor, sipas Metës, është marrë në kushtet e presionit dhe shantazhit politik të mazhorancës. Kreu i shtetit nënvizoi edhe një herë se është vetëm “Gjykata Kushtetuese ajo që mund të shqyrtojë vlefshmërinë e dekretit të tij” dhe i bëri thirrje mazhorancës “të tërhiqet nga thellimi në paligjshmëri dhe shantazhet ndaj institucioneve të pavarura, pasi asnjë dhe askush nuk do ta justifikojë përballë ligjit”.

Presidenti insiston se “zgjedhje më 30 qershor ligjërisht nuk ka dhe nuk do të ketë dhe e vetmja rrugë për zgjidhjen e krizës mbetet vetëm dialogu politik dhe respektimi i ligjit nga të gjithë”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?