Mbyllja e Kalasë së Novobordës e ka ulur numrin e vizitorëve në këtë qytezë

Ka rreth 4 muaj që Kalaja e Novobërdës po qëndron e mbyllur për vizitorë. Kjo për shkak të rrezikut nga shembja e mureve të kalasë, të cilat janë të vjetra dhe të punuara keq, raporton KTV. Disa vizitorë që po qëndronin në Novobërdë për herë të parë thanë se janë të zhgënjyer që nuk mund […]

Kjo për shkak të rrezikut nga shembja e mureve të kalasë, të cilat janë të vjetra dhe të punuara keq, raporton KTV.

Disa vizitorë që po qëndronin në Novobërdë për herë të parë thanë se janë të zhgënjyer që nuk mund të hynin brenda monumentit historik.

Ata, madje, drejtuan edhe kritika ndaj institucioneve përgjegjëse, për mosmonitorim të punimeve.

Të dielën, numri i vizitorëve te Kalaja e Novobërdës nuk ishte i madh dhe për banorët e kësaj ane, në këtë ka ndikuar restaurimi i ngadalshëm.

Ekipi i Kohavisionit ka tentuar që të xhirojë nga brenda Kalanë e Novobërdës, por Luan Gashi nga Instituti Arkeologjik i Kosovës, përmes telefonit, ka thënë se nuk mund të xhirohet shkaku i rrezikshmërisë, si dhe ka kërcënuar ekipin që nëse xhirohet ndonjë pjesë e njohur si ‘hulumtime të arkeologëve’, do të padisin televizionin.

E, nga Ministria e Kulturës kanë thënë që për projektin janë në bashkëveprim me Zyrën e BE-së dhe se dëmet e bëra do të riparohen.

Investimet në Kalanë e Novobërdës kanë nisur në fillim të vitit 2015 dhe kanë përfunduar në tetor të 2016-s, e janë financuar nga Komisioni Evropian, me 1.1 milion euro.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?