6 vjetorin e marrëveshjes Kosovë-Serbi, Kurti e kujton si ditë kthese teposhtë

6 vjetorin e marrëveshjes Kosovë-Serbi, Kurti e kujton si ditë kthese teposhtë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kujtuar gjashtëvjetorin e ratifikimit të marrëveshjes së arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, lidhur me normalizimin e marrëdhënieve. Kurti thotë se nga ajo ditë është vërtetuar se dialogu Kosovë-Serbi nuk ka prioritet integrimin evropian të Kosovës por anëtarësimin e Serbisë në BE. Sipas tij, dialogu për normalizim nuk ka […]

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kujtuar gjashtëvjetorin e ratifikimit të marrëveshjes së arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, lidhur me normalizimin e marrëdhënieve.

Kurti thotë se nga ajo ditë është vërtetuar se dialogu Kosovë-Serbi nuk ka prioritet integrimin evropian të Kosovës por anëtarësimin e Serbisë në BE.

Sipas tij, dialogu për normalizim nuk ka normalizuar as dialogun, duke theksuar se 27 qershori 2013 ishte ditë e zbaticës së madhe në shtetndërtimin demokratik të Kosovës.

Postimi i plotë:

Dita e kthesës teposhtë

Sot, më 27 qershor 2013, u mbushën gjashtë vjet nga ratifikimi i marrëveshjes Thaçi-Daçiq. Kuvendi i Kosovës atë ditë ishte i rrethuar e i mbushur me policë, kurse të nesërmen e këtij ratifikimi me 84 vota, Këshilli Evropian mori vendim për cceljen e negociatave për anëtarësim me Serbinë. U vërtetua ajo që thoshim ne: dialogu Kosovë-Serbi nuk ka për prioritet integrimin evropian të Kosovës por anëtarësimin e Serbisë në BE.

Pas nënshkrimit të asaj marrëveshjeje më 19 prill 2013 me Daçiqin në Bruksel, asokohe kryeministër, Thaçi deklaroi: “Ne sapo kemi nënshkruar marrëveshjen e parë historike ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë, me garancitë e baroneshës Ashton. Kjo marrëveshje është nënshkruar inicialisht mes dy kryeministrave të dy shteteve me garancinë e baroneshës Ashton. Arritja e kësaj marrëveshjeje është njohje e Kosovës, e subjektivitetit ndërkombëtar, sovranitetit dhe integritetit territorial.” Ndërkaq, në fjalimin e tij tha se: “Me këtë marrëveshje do të normalizojmë dhe funksionalizojmë gjendjen në vendin tonë. (…) Kosova përfundimisht me marrëveshjen e djeshme po hyn në epokën e normalitetit.”

Dialogu për normalizim nuk e ka normalizuar as dialogun. Sepse premisa ishte e gabueshme: të merremi vesh për të ardhmen e raporteve paçka se nuk pajtohemi as për faktet nga e kaluara.

Marrëveshja Thaçi-Daçiq edhe formoi Listën Serbe edhe përcaktoi 3 nëntorin 2013 për datë të zgjedhjeve lokale në Kosovë. Ndërkaq, 27 qershori 2013 i ratifikimit të asaj marrëveshjeje e shpinte më tej kundërmocionin e PDK-së kundër reciprocitetit me Serbinë, të datës 20 janar 2012, duke betonuar raportin asimetrik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Shumëçka i mungonte asaj marrëveshjeje: transparenca në proces, përgatitja në tema, legjitimiteti në popull, llogaridhënia në Kuvend, kredibiliteti në ekip, autoriteti në udhëheqje…

Shumëçka i tepronte asaj marrëveshjeje: nga 15 pikat e saj, 6 të parat i kushtoheshin ekskluzivisht krijimit të ‘Zajednicës’.

Me pikën e parë themelohej Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe si dhe e drejta e vetos së saj për zgjerim.
Në pikën e dytë instalohej e drejta e vetos e këtij Asociacioni/Bashkësie për shpërbërje. Presidenti mund ta shpërbëjë Kuvendin por jo edhe këtë Asociacion/Bashkësi. Kryeministri njësoj, mund të shpërbëjë Qeverinë përmes dorëheqjes së tij, por ai nuk mund ta shpërbëjë edhe këtë Asociacion/Bashkësi.
Pika e tretë fliste për president, zëvendëspresident, kuvend dhe këshill, që do të thotë për organe të larta të entitetit autonom që e quanin Asociacion/Bashkësi.
Në pikën e katërt flitej për kompetenca në zhvillim ekonomik, arsim, shëndetësi dhe planifikim urban e rural.
Pika e pestë krijonte mundësi për rritje kompetencash për Asociacionin/Bashkësinë, por jo edhe për zvogëlim të tyre.
Pika e gjashtë thoshte se Bashkësia/Asociacioni duhet të ketë një përfaqësues në autoritetet qendrore. Përfaqësuesi i këtillë bëhej personifikimi i vetos serbe.
27 qershori 2013 ishte ditë e zbaticës së madhe në shtetndërtimin demokratik të Kosovës.
Ata që kishin të drejtë duhet të drejtojnë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?