Lladrovci – Lushtakut: Prej kujt po tutesh, trego kush qenkan ata 4-5 emra në PDK që kontrollojnë gjithçka

Lladrovci – Lushtakut: Prej kujt po tutesh, trego kush qenkan ata 4-5 emra në PDK që kontrollojnë gjithçka

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka mbështetur vendimin e kryetarit të partisë, Kadri Veseli, për largimin nga pozitat në institucione dhe parti të zyrtarëve me aktakuza – raporton Periskopi. Lladrovci ka komentuar reagimin e Sami Lushtakut për këtë vendim, duke thënë se Veseli nuk mund të bëhet për dikë nënë, e për dikë […]

Lladrovci ka komentuar reagimin e Sami Lushtakut për këtë vendim, duke thënë se Veseli nuk mund të bëhet për dikë nënë, e për dikë njerkë.

“Sami Lushtaku duhet të flas. Prej kujt me u tut me thanë që unë apo ti je i korruptuar. Nuk e di pse po flet si me hije, le ta vizaton qartë çka po do me thanë për vendimin e Veselit. Nuk ka prej kujt me u frikësu”, ka thënë Lladrovci në Rubikon të KTV’së.

Ai ka thënë se ka raporte mesatare me Lushtakut, derisa tërthorazi e akuzon për intervenim në komunën që ai udhëheq.

“Kemi raporte mesatare. Unë nuk e di qysh i ka ai me mu raportet, unë i kam mirë me të. Tani nuk i kam raportet siç i kam pasur dikur. Ajo që Veseli po e bën sot, unë po e bëj qe 2 vite e gjysmë. Unë dy ditë pasi kam dalë në punë, i kam shkarkuar zyrtarët me aktakuza. Me i suspendu se nuk mund të paragjykosh vendimin e gjykatës. Kur e prek dikë, atëherë priten edhe reagimet. Vendimi i Veselit ka qenë i duhuri. S’mundet për dikë me u bë nënë, e për dikë njerkë. E përgëzoj për këtë vendim. Në Drenas qeveris vetëm unë, askush tjetër. Ndoshta ka intervenuar. Ka pasur tendenca. Ndoshta ai e ka parapëlqyer dikë tjetër, por qytetarët më kanë zgjedhur mua”, shtoi Lladrovci.

Ndërsa, Kryetari i degës së PDk’s në Skënderaj, Sami Lushtaku, mbrëmë ka zgjedhur rrjetin social Facebook për të shprehur shqetësimet e tij personale lidhur me zhvillimet e fundit brenda PDK’s.

Statusi i tij, ka të bëjë me nismën e kryetarit të PDK’s, Kadri Veselit, për të pastruar radhët e këtij subjekti politik nga figura që janë të përfshira në raste korruptive, nepotizëm, apo që ndaj tyre janë ngritur aktakuza.

Në shkrimin e tij, Lushtaku shpreh shqetësimin se pa të drejtë është lakuar emri i tij, si njëri nga zyrtarët e mundshëm të kësaj partie që duhet të largohet nga strukturat drejtuese të saj për shkak shumëherë ka qenë i përfshirë në procese të ndryshme gjyqësore.

“Sa për sqarim, nuk është e vërtetë që unë kam ndonjë aktakuzë që lidhet me korrupsion ose ndonjë aferë që lidhet me krim të organizuar apo shpërdorim të detyrës zyrtare.”, ka shkrur mes të tjerash Lushtaku. /PERISKOPI

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?