LDK flet reth dialogut me Zëvendës Presidentin e PE’së

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti dhe Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme Vjosa Osmani sot takuan Zëvendës Presidentin e PE-së Rainer Wieland së bashku me 20 përfaqësues senior të CDU-së. Avdullah Hoti në cilësinë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të LDK-së falënderoi Wieland dhe të pranishmit për angazhimin e tyre dhe […]
Avdullah Hoti në cilësinë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të LDK-së falënderoi Wieland dhe të pranishmit për angazhimin e tyre dhe mbështetjen e vazhdueshme në shtet ndërtimin e Kosovës.
Në takim u diskutua për sfidat e brendshme të Kosovës në tema të ndryshme si sundimi i ligjit dhe për çështje që lidhen me politikën e jashtme siç është dialogu me Serbinë.
”Në fund të takimit Wieland falënderoj Hotin për takimin si dhe theksoj edhe një herë se LDK mbetet partneri me kredibil për procesin e integrimit euro-atlantik të vendit tonë.”












