Lajiq: Serbia ka humbur 228 milionë euro deri tani nga taksa

Serbia ka humbur një milion euro në ditë nga taksa e Prishtinës ndaj mallrave serbe dhe që nga vendosja e saj, kemi arritur në një humbje prej 228 milionë euro, ka thënë ministri serb i Tregtisë, Rasim Lajic. Ai ka thënë për tv Prva se ‘kjo humbje mund të bëhet edhe më e madhe si […]
Serbia ka humbur një milion euro në ditë nga taksa e Prishtinës ndaj mallrave serbe dhe që nga vendosja e saj, kemi arritur në një humbje prej 228 milionë euro, ka thënë ministri serb i Tregtisë, Rasim Lajic.
Ai ka thënë për tv Prva se ‘kjo humbje mund të bëhet edhe më e madhe si pasojë e artikujve të Serbisë nga dyqanet në Kosovë”, ka thënë ai.
“Që nga vendosja e taksës ndaj mallrave serbe, kemi humbur 228 milionë euro. Pyetja e madhe është, nëse Prishtina do ta hiqte nesër taksën, a do të mund të rimëkëmben bizneset tona dhe a do të mund të rikthehen sërish në treg atje”, ka thënë ai, përcjell Periskopi.
Sipas tij, ‘kundërmasat e Serbisë po shqyrtohen dhe si plan janë në tavolinë, mirëpo ai pret që qeveria të ndërmarrë hapin final”.
“Qeveria jonë dëshiron të mos e aplikojë këtë skenar negativ derisa kemi një shpresë minimale se komuniteti ndërkombëtar të reagojë dhe ta shtyjë Prishtinën që ta heq taksën”, ka thënë ai./Periskopi/












