Labinot Tahiri – Fatmir Matoshit: Shikoj punët e tua

Labinot Tahiri – Fatmir Matoshit: Shikoj punët e tua

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, i është kundërpërgjigjur nënkryetarit të Aleancës Kosova e Re, Fatmir Matoshit, i cili ka deklaruar se janë dy vota të AKR-së, të cilat e determinojnë Qeverinë Haradinaj. Tahiri përmes një shkrimi të bërë në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se AKR ka vetëm një votë tashmë, […]

Tahiri përmes një shkrimi të bërë në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se AKR ka vetëm një votë tashmë, pasi që ai është larguar nga Aleanca Kosova e Re.

Ai ka shtuar se vota e tij ka qenë vendimtare në formimin e Qeverisë Haradinaj, dhe se edhe tani ai është që vendos se kur do ta jap.

Tutje në reagimin e bërë, deputeti Tahiri ka thënë se është larguar nga partia Aleanca Kosova e Re, para se të tjerët të ia bëjnë gropën.

Shkrimi i plotë:

“Për Matoshin e Akr-së dhe ata që kanë punuar kundër meje, përveç B PACOLLIT!

Dje, me vëmendje dëgjova në një intervistë ministrin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z.Fatmir Matoshi, andaj kam disa fjalë:

– Fatmir Matoshi, ju së pari nuk jeni nënkryetar i partisë AKR; se nuk di kush ju paska votuar si i tillë?!

– Nuk kam pse të dërgoj njoftimin në parti, derisa publikisht e kam thënë se nuk jam më pjesë e strukturave të AKR-së, dhe për këtē është i njoftuar edhe ish sekretari që e shpartalluat Vesel Makolli, edhe këtë me pa të drejtë! Ju vetem njerezit puntor e të drejte mundoheni mi diskriminua, por jo mua kurrë.

Fatmir, derisa keni zhvilluar me dashakeqësi zgjedhjet e brendshme partiake, poashtu skenarët në degën me të fuqishme të AKR-së që ishte në Ferizaj, kjo pune ka marrë fund.

Shkaqet dhe shumë gjëra të tjera i dini vet ju me shokët tuaj, që mos t’i ceku rend me rend në opinion.

– Ju keni vetëm një votë dhe nuk më ke mua deputet të subjektit tuaj, madje unë nuk jam Albena Reshitaj me më nxjerrë në humnerë me pa të drejtë, ashtu siç i ka ndodhur asaj dhe siç ia keni bërë të padrejtën me ata servilat në kabinetet tuaja!

Unë veproj vetë, para se të më bëhen gropat pas shpine tinëzisht.

– Nuk e determinoni ju Qeverinë Haradinaj pa votën time, besoj e mbani mend se vota ime ka qenë vendimtare në formimin e qeverisë sonë para dy viteve dhe atë e jap unë kur te dua dhe jo ti apo teket e juaja.

Shiko punët tuaja në ministri, se ka zëra që flitet për keqpërdorime dhe puno në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve, mbrojtjen e ambientit e mjedisit për çka merr pagë, sepse unë kam mandat nga vota e sovranit dhe vetëm atij i përgjigjem për veprat e mija.

Ju tanimë i jepni vetëm një votë kësaj qeverie, e jo dy siç thua në intervista z.Matoshi”.

Ndryshe, Behgjet Pacolli, Labinot Tahiri, Islam Pacolli e Korab Sejdiu ishin katër deputetë të Aleancës Kosova e Re, që fituan ulëset në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e fundit, duke garuar si pjesë e listës së përbashkët me LDK-në. Prej tyre, ka mbetur veç një deputet. Është Islam Pacolli, familjar i Behgjet Pacollit, që vazhdon të jetë besnik ndaj kësaj partie.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?