Ky është rrëfimi për babain dhe vajzën që u mbytën duke kërkuar jetë më të mirë në Amerikë

Ky është rrëfimi për babain dhe vajzën që u mbytën duke kërkuar jetë më të mirë në Amerikë

Trupat e Oscar Alberto Martinezit dhe vajzës së tij 23 muajshe, Angie Valerias, të shtrirë barkas në ujë, u shfaqën në një fotografi që e bëri xhiron e botës. Fotografia e shkrepur të hënën ishte një përkujtues i zymtë i rrugës së rrezikshme që migrantët duhet ta marrin për të shkruar në Shtetet e Bashkuara […]

Trupat e Oscar Alberto Martinezit dhe vajzës së tij 23 muajshe, Angie Valerias, të shtrirë barkas në ujë, u shfaqën në një fotografi që e bëri xhiron e botës.

Fotografia e shkrepur të hënën ishte një përkujtues i zymtë i rrugës së rrezikshme që migrantët duhet ta marrin për të shkruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkthen Periskopi nga CNN.

Babai me të bijën e tij ishin mbytur të dielën në Rio Grande derisa po kalonin nga Meksika për në Teksas, afër Brownsville. Në fakt, ata ia kishin dalë të kalonin për në Teksas fillimisht, me Martinezin që e kishte lënë vajzën e tij dy vjeçare në breg për t’u kthyer që ta merrte gruan e tij.

Por kur Angie Valeria e vogël e pa babain e saj duke notuar në anën tjetër, kërceu pas tij. Më pas, babai ishte kthyer që ta shpëtonte atë, por një rrymë e fortë detare i përmbyti dhe i la të vdekur.

Së pari, fotografia u botua nga gazeta meksikane La Jornada dhe u shpërnda me një ritëm marramendës duke nxitur reagime të mëdha edhe në Meksikë por edhe në ShBA.

“Këto familje nuk kanë asgjë, dhe po rrezikojnë gjithçka për një jetë më të mirë. Nëse skenat e tilla nuk na bëjnë të mendojmë përsëri atëherë shoqëria jonë është në rrugë të keqe.”

Familjarët e tyre janë shprehur të pikëlluar për ngjarjen. “Valeria ishte një fëmijë i hareshëm. S’i kishte as 2 vjet, por i pëlqente të kërcente, të luante me lodra dhe t’iu prekte flokët familjarëve. Babai i saj, Oscar Alberto Martinez Ramirez, ishte njeri që punonte gjithnjë, por e shiti motoçikletën dhe i mori hua disa para që ta çonte familjen e saj nga El Salvadori për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ata kishin udhëtuar nga El Salvadori për në Jug të Meksikës në mënyrë që kur të mbërrinin në Shtetet e Bashkuara, të kërkonin azil e të iknin nga dhuna që i largon shumë amerikanoqëndror nga vendet e tyre.

Amerika dukej me sytë e tyre para se të vdisnin.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?