Kuvendi miraton Ligjin për Sponsorizim në Fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Kuvendi i Kosovës ka miratuar amendamentin e propozuar nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu për projektligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, raporton Periskopi. Me 79 vota për, asnjë kundër dhe asnjë absetim, deputetët votuan këtë pikë. Po ashtu edhe në leximin e dytë kaloi amndamendi me 74 vota për dhe dy abstenime. Pati […]
Me 79 vota për, asnjë kundër dhe asnjë absetim, deputetët votuan këtë pikë. Po ashtu edhe në leximin e dytë kaloi amndamendi me 74 vota për dhe dy abstenime.
Pati diskutime në Kuvend lidhur me këtë amandament. Megjithatë në fund, të gjithë e mbështetën.
Pas këtij votimi, i pari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se sot nis një etapë e re e përkrahjes meritore për sportistët dhe artistët, të cilët çdo ditë e më shumë po na bëjnë krenarë brenda dhe jashtë vendit.
Postimi i plotë:
Nga sot nis një etapë e re e përkrahjes meritore për sportistët dhe artistët tanë, të cilët çdo ditë e më shumë po na bëjnë krenarë brenda dhe jashtë vendit. Falënderoj të gjithë deputetët që votuan për harmonizimin e Ligjit për Sponsorizime në Fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me Projektligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave./PERISKOPI/












