Kurti: Po të kishte test PISA për profesorët e arsimtarët, kushedi se si do të rangoheshim

Kurti: Po të kishte test PISA për profesorët e arsimtarët, kushedi se si do të rangoheshim

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje tha se shkollimi në Kosovë nuk ka qenë asnjëherë me i shtrenjtë e as me i dobët. Në seancën që po mbahet për gjendjen në arsim dhe vendimet e MAShT-it në Republikën e Kosovë, Kurti shprehi shqetësimet e tj për rezultatet e testit PISA, për të cilin tha se ka dëshmuar […]

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje tha se shkollimi në Kosovë nuk ka qenë asnjëherë me i shtrenjtë e as me i dobët.

Në seancën që po mbahet për gjendjen në arsim dhe vendimet e MAShT-it në Republikën e Kosovë, Kurti shprehi shqetësimet e tj për rezultatet e testit PISA, për të cilin tha se ka dëshmuar që Kosova me 146 pikë nën mesataren e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, ngelet në fund të ranglistës.

Meqenëse 40 pikë janë sa një vit shkollimi, ai tha se i bie që maturanti i Kosovës, është i nivelit të semimaturantit.

Ai tha se arsimi në Kosovë është për arsimtarët e jo për nxënësit, pasi pjesa më  e madhe e buxhetit shkon për pagat.

“Nuk e kemi një test të PISA-s për profesorët e arsimtarët, sepse kushedi se si do të rangoheshim aty. 68 përqind të nxënësve të Kosovës nuk arrijnë nivelin 2 në shkallën e përgjithshme të shkencës, 77 përqind në atë të leximit e 78 përqind të matematikës. Pra, përafërsisht ¾ nuk i kanë njohuritë themelore. Kosova i ka gjysmë milioni banorë nën 15 vjeç. Duhet të brengosemi shumë për të kur kemi parasysh rezultatet e fundit të PISA-s për 15 vjeçarët”, tha ai.

Kurti foli edhe për mungesën e trajnimeve, teksa shtoi se ka një numër shumë të madh të atyre që punojnë në fusha për të cilat nuk kanë studiuar.

Sipas tij, pavarësisht shkollimit të tyre, të rinjtë po punojnë në fusha të tjera, gjë që merr kohë edhe kooperimi i tyre në vendin e punës.

“Mbifurnizimi me disa profesione, dhe mungesa në disa të tjera, janë gjithashtu dukuri e normalizuar në këtë hendekun e shkathtësive. Për shembull 52 përqind e studentëve në arsimin e lartë studiojnë shkencat shoqërore, biznes apo juridik, e vetëm 2 përqind bujqësi, ndonëse bujqësia përbënë 10 përqind të brutoproduktit vendor në Kosovë… Prandaj nuk është e rastësishme që mbi 90 përqind të të diplomuarve në Universitetin Amerikan (RIT) janë të punësuar apo kanë bizneset e tyre”, u shpreh Kurti.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?