Kryediplomatja e Norvegjisë: Marrëveshja me Serbinë hap dyert e mbyllura për Kosovën

Kryediplomatja e Norvegjisë: Marrëveshja me Serbinë hap dyert e mbyllura për Kosovën

Ministrja e Jashtme e Norvegjisë, Ine Eriksen Søreide, ka thënë se një marrëveshje përfundimtare me Serbinë do të ofrojë mundësi të reja dhe do t’i hapë dyert që sot janë të mbyllura për Kosovën. Një marrëveshje përfundimtare me Serbinë do të ofrojë mundësi të reja dhe do t’i hapë dyert që sot janë të mbyllura […]

Një marrëveshje përfundimtare me Serbinë do të ofrojë mundësi të reja dhe do t’i hapë dyert që sot janë të mbyllura për Kosovën. Kështu ka theksuar gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri” shefja e diplomacisë norvegjeze, Ine Eriksen Søreide, e cila sot do ta vizitojë Kosovën, me ç’rast do ta takojë presidentin e vendit Hashim Thaçin, kryeministrin Ramush Haradinajn dhe ministrin e Jashtëm Behgjet Pacollin.

Politikania 43-vjeçare, e cila është gruaja e parë në Norvegji që udhëheq me Ministrinë e Punëve të Jashtme, e inkurajon Kosovën e Serbinë ta rifillojnë dialogun e normalizimit të raporteve, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Pavarësisht faktit që taksa ndaj mallrave serbe e ka vështirësuar vazhdimin e dialogut në mes të dyja vendeve, ajo shpreson se gjatë këtij viti të arrihet një marrëveshje reciproke dhe e pranueshme, pasi prolongimi mund të bartë gjithmonë rreziqe. “Shpresoj se ky vit mund të jetë një dritare e mundësisë për të arritur një marrëveshje reciproke të pranueshme. Prolongimi mund të përfshijë gjithmonë rreziqe, pasi është e vështirë të parashikohet situata e ardhshme si brenda, ashtu dhe jashtë vendit”, ka pohuar Søreide.

Kryediplomatja norvegjeze ka folur edhe për idenë e presidentit Thaçi për korrigjim të kufirit me Serbinë, duke thënë se një marrëveshje midis Kosovës e Serbisë duhet të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, të sigurojë stabilitetin rajonal, ta mbajë Kosovën si një shoqëri shumetnike dhe të jetë e zbatueshme. “Brenda kësaj kornize unë besoj se i takon vetë palëve për të identifikuar se çfarë mund të jetë një zgjidhje e pranueshme nga të dyja palët”, ka potencuar

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?