Kosovarja me shtetësi norvegjeze refuzoi të paguajë 70 euro për shërbimin e pastrimit, rrah punëtoren

M. A., me vendbanim në Norvegji, ishte bërë kliente e këtij pastrimi kimik në Ferizaj. Por herën e fundit, para dy ditësh, ajo nuk ishte ndarë e kënaqur me këtë biznes, përderisa me dhunë kishte marrë rrobat e saj. Ndonëse paraprakisht i ishte bërë i ditur çmimi prej 70 eurosh që është dashur ta paguante, […]
Por herën e fundit, para dy ditësh, ajo nuk ishte ndarë e kënaqur me këtë biznes, përderisa me dhunë kishte marrë rrobat e saj.
Ndonëse paraprakisht i ishte bërë i ditur çmimi prej 70 eurosh që është dashur ta paguante, ajo është nervozuar, pasi çmimi i është dukur i lartë dhe e ka sulmuar fizikisht njërën nga punëtoret aty.
Pasi tentoi ta ndalonte, punëtorja M. I., që ka dashur të mbes anonime, ishte sulmuar përsëri nga kosovarja me shtetësi norvegjeze, e cila kishte ikur pastaj.
Pronari i biznesit e kishte paraqitur rastin në Polici dhe M.A. ishte arrestuar brenda ditës.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, ka thënë se Prokurori i rastit e ka liruar në procedurë të rregullt shtetasen norvegjeze, pasi viktima ka marrë vetëm lëndime të lehta trupore.
https://www.youtube.com/watch?v=nlxNDbfS8RM












