Kosova dhe Shqipëria memorandum bashkëpunimi në fushën e regjistrimit të bizneseve

Kosova dhe Shqipëria memorandum bashkëpunimi në fushën e regjistrimit të bizneseve

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, gjegjësisht Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Qendrën Kombëtare të Biznesit të Republikës së Shqipërisë. Nënshkrimi i memorandumit është për forcimin e lidhjes së Kosovës dhe Shqipërisë, dhe do të shërbej  për zhvıllımın e ekonomisë, promovimin e inovacionit dhe shkëmbimin e teknologjisë, tha ministri i Tregtisë […]

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, gjegjësisht Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Qendrën Kombëtare të Biznesit të Republikës së Shqipërisë.

Nënshkrimi i memorandumit është për forcimin e lidhjes së Kosovës dhe Shqipërisë, dhe do të shërbej  për zhvıllımın e ekonomisë, promovimin e inovacionit dhe shkëmbimin e teknologjisë, tha ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.

“Qëllimi i këtij Memorandumi Mirëkuptimi është themelimi i një mekanizmi fleksibil dhe me fushë të gjerë për udhëzimin dhe bashkëpunimin e mëtejshëm ndërmjet Palëve në fushën e regjistrimit të bizneseve, në përputhje me përgjegjësit e të dy Agjencive në këtë fushë”, tha Shala.

Sipas tij, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, gjegjësisht Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve ka bërë disa ndryshime dhe në shkurt të këtij viti ka  lansuar platformën e re elektronike për regjistrimin online të bizneseve, duke thjeshtëzuar procedurat dhe shkurtuar kohën për bizneset.

“Kosova sot është njëra nga vendet në Evropë që biznesin mund ta hapësh për 24 orë, por ne do të vazhdojmë të krijojmë kushte edhe më të mira. Shqipëria për Kosovën është vend mik dhe çdo marrëveshje është e mirëpritur dhe do ndikojë në shkëmbimin e përvojave duke konsideruar se memorandumet duhet të shtrihen edhe në fusha tjera”, theksoi Shala.

“Unë ju inkurajoj që të vazhdoni bashkëpunimin si dy agjencione shtetërore shumë të rëndësishme, dhe bizneset e Kosovës dhe Shqipërisë të provoni t’i afroni edhe më shumë”, tha Shala.

Ky memorandum parasheh 11 fusha të bashkëpunimit, si: Shkëmbimin e informacionit mbi legjislacionin në fushën e regjistrimit të bizneseve dhe reflektimet për përmirësimin e tij; Shkëmbimin e publikimeve të ndryshme në lidhje me fushën e regjistrimit të bizneseve, bashkëpunim në programet e trajnimit lidhur me regjistrimet e bizneseve; Bashkëpunim në fushën e regjistrimit të bizneseve dhe shërbimeve për publikun etj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?