Klubi i Prodhuesve: Maqedonia i shtohet listës së shteteve që s’respektojnë marrëveshjet për tregti të lirë me Kosovën

Klubi i Prodhuesve në Kosovë ka reaguar ndaj vendimit që ka marrë Maqedonia e Veriut për ndalimin e importit të peshkut nga Kosova, ndalesë që vjen nga rregullorja për importe transit, ku listës së vendeve të treta u ndalohet importi i peshkut të gjallë që është për rritje apo shitje e që janë me prejardhje […]

KPK ka reaguar duke thënë se në asnjë pjesë të rregullores nuk tregohen arsyet e këtij ndalimi. Në reagim ka theksuar se tash Maqedonia i shtohet listës së anëtareve të CEFTA-s që s’respektojnë marrëveshjet për tregti të lirë me Kosovën, pas Serbisë, Bosnjës e Hercegovinës dhe Shqipërisë.

“Ky vendim i dëmton drejtpërsëdrejti bizneset vendore të cilat merren me kultivimin e peshkut, pasi që Maqedonia Veriore ka qenë një ndër tregjet më të rëndësishme për shitjen e peshkut të gjallë nga prodhuesit e Kosovës. Gjatë vitit 2018, Kosova ka eksportuar peshk të gjallë në Maqedoninë Veriore në sasi të 26 tonelatave dhe vlerë të 95 mijë eurove. E në vitin 2019 vetëm në muajin Maj vlera e eksportit ka qenë 23 mijë euro, e që është disa herë më e lartë se muajt paraprak”, thuhet në reagim.

Klubi i Prodhuesve ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës që të reagojnë dhe të kërkojnë rishikimin e këtij vendimi nga Maqedonia e të tregohen arsyet e vërteta të ndalimit.

“Por edhe të kërkojnë që të marrëveshjet për tregti të lirë të zbatohen dhe bllokada të tilla të cilat dëmtojnë prodhuesit kosovarë të mos jenë praktikë në të ardhmen”, thuhet në fund të reagimit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?