Kështu po mundohet Ministria e Jashtme ta nxjerr veten pas lejes absurde që ia dha Gjuriqit të vijë në Kosovë

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, sot pritet të vijë në Kosovë. Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ia ka aprovuar kërkesën për vizitë, por, vetëm me lëvizje të kufizuar. Kërkesa e tij ka qenë ta vizitojë një Qendër të Studentëve. Megjithatë, pasi MPJ-ja ia ka aprovuar […]
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ia ka aprovuar kërkesën për vizitë, por, vetëm me lëvizje të kufizuar. Kërkesa e tij ka qenë ta vizitojë një Qendër të Studentëve.
Megjithatë, pasi MPJ-ja ia ka aprovuar këtë kërkesë, Gjuriqi ka bërë tjetër kërkesë për të vizituar edhe Ujmanin, çka më pas iu është refuzuar.
Sot, sipas mediave serbe Gjuriqi, bashkë me ministrin e Kulturës, Mladen Sharqeviç, do të takohet në Zubin Potok, në rajonin ku gjendet liqeni i Ujmanit (Gazivoda), me katër kryetarë të komunave veriore.
Jetlir Zyberaj, këshilltari i Ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli, në një përgjigje për Kohën tha se çdo tendencë tjetër e Gjuriqit, për të vizituar pika tjera, përfshirë këtu Ujmanin, do të ndërmerren masa të menjëhershme.
“Ka kërkuar leje për vizitë në Qendrën e Studentëve dhe ajo leje i është aprovuar nga ne. Dje ka bërë kërkesë për zgjerim të agjendës t’i vizitojë edhe disa pika tjera, ndër to edhe Gazivodën. Kërkesa i është refuzuar dhe ka ngelur në fuqi vetëm leja për vizitë në Qendrën e Studentëve. Në rast se ka tendenca për të vizituar pika tjera, përveç Qendrës së Studentëve, do të ndërmerren masa”, ka thënë Zyberaj.












