Java fillon me shi, ja parashikimi për ditët në vazhdim

Java fillon me shi, ja parashikimi për ditët në vazhdim

Java fillon me mot të paqëndrueshëm, jo shumë të ngrohtë dhe me shi. Nga dita e mërkurë më nxehtë dhe kryesisht me diell. Fusha jostabile ajrore të ardhura nga Atlantiku do të depërtojnë mbi rajonin tonë në ditët e para të javës, që do të kushtëzojnë mot të paqëndrueshëm, me shi dhe rënie të lehtë […]

Fusha jostabile ajrore të ardhura nga Atlantiku do të depërtojnë mbi rajonin tonë në ditët e para të javës, që do të kushtëzojnë mot të paqëndrueshëm, me shi dhe rënie të lehtë të temperaturave.

Nga dita e mërkurë fusha të presionit të lartë, që ndodhen mbi Skandinavi do të fillojnë të shtrihen edhe mbi rajonin tonë, ku do të favorizojnë mot më stabil dhe me intervale më të gjata me diell. Vala e të nxehtit që do të kaplojë Evropën perëndimore dhe qendrore do të prekë edhe rajonin tonë, por jo me temperatura ekstreme mbi 35C, siç parashihet në pjesët tjera të Evropës. Mbi vendin tonë ato do të luhaten nga 30C deri në 33C.

24.06 – Kryesisht vranësira dhe intervale me diell gjatë ditës. Nga mëngjesi mundësi për zhvillime të shtrëngatave të izoluara me shi, e që pasdite do të jenë më të shpërndara mbi vend.

25.06 – Vranësira dhe intervale me diell. Paradite reshje lokale shiu, e gjatë ditës priten zhvillime të shtrëngatave me shi.

26.06 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullima.

27.06-28.06 – Të enjten nxehtë, kthjellët dhe me diell. Ditën e premte nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite priten zhvillime të vranësirave, me mundësi edhe për reshje lokale shiu me bubullima.

Në fillim të javës temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë rreth vlerave mesatare, e nga dita e mërkurë gradualisht do të shënojnë rritje. Minimalet do të luhaten nga 14C deri në 16C, e ato maksimale nga 26C deri në 29C, e nga dita e enjte do të rriten edhe mbi 30C.

Do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 5-10m/s.

Shtypja atmosferike në fillim të javës do të shënojë rritje.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?