Ismaili: S’ka krizë të barnave në veri, Vuçiq po manipulon me serbët atje

Ismaili: S’ka krizë të barnave në veri, Vuçiq po manipulon me serbët atje

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se nuk nevojë për alarm sepse s’ka asnjë krizë të barnave në veri të Kosovës, si dhe se është duke u tentuar që nga ana e Qeverisë serbe të krijohet një krizë artificiale. “Që nga vendosja e taksës kemi parë një tendencë që të krijohet një ide se do […]

“Që nga vendosja e taksës kemi parë një tendencë që të krijohet një ide se do të mbesin pa barna. Në Kosovë janë 3 për qind e mallrave farmaceutike që hynë nga Serbia, të tjerat shumica janë nga shtetet perëndimore. Ne kemi shikuar se nëse ka ndonjë bar që vjen nga Serbia dhe nuk mund të zëvendësohet, por as kjo nuk qëndron”.

“Në veri të vendit ka depo të licencuara që tregojnë se ata e kanë të drejtën për tregti dhe e kanë të drejtën të marrin nga i gjithë rajoni. Por, ata po krijojnë një situatë që të shfrytëzohet politikisht”.

“Qysh në fillim pas vendosjes së taksës ka filluar retorika me çështjen e barnave. Unë e kam thirr KFOR-in dhe të tjerët që janë të përfshirë në veri t’ia shpjegojë situatën që s’ka krizë siç po thonë serbët”.

“Serbia po e bën një krizë në formë artificiale, adresa e krizës është në Serbi dhe jo në Kosovë. Tash ka dalë në një situatë krejt të hapur, ata po tregojnë se po e ngrisin flamurin për një krizë”.

“Ne nuk kemi asnjë informatë as kërkesë nga serbët në veri që ka mungesë të barnave. Mundësia e tregtisë që qytetarët serbë ta bëjnë është e njëjtë sikurse mund ta bëjnë qytetarët shqiptarë. Por është realitet që produktet serbe që hynë në Kosovë kanë një taksë prej 100 për qind”.

“As duhet diskutuar që Serbia tenton që nëpërmjet krizave artificiale të na zmbraps në ndonjë qëndrim që ka të bëjë me politikën si Kosovë. Prandaj, politika jonë duhet ta emërojë se kush është burimi i krizës”.

Ismaili në info Magazine të Klan Kosovës tha se këto politika të presidentit serb Aleksandër Vuçiq nuk po i besojnë as serbët e Kosovës, sidomos ata në pjesët jugore të vendit.

“Po shihet qartë që Vuçiq nuk i konsideron fare si qytetarë por si vegla të politikës. Edhe serbët po e shohin Vuçiqin si manipulues të tyre. Kjo tregon edhe për narrativën e Vuçiqit dhe motivin e tij që ku e ka mundësinë më të madhe të manipulojë. Ai po manipulon edhe me njerëzit e sëmurë që iu nevojiten barnat, por kjo nuk shitet në pjesën jugore të vendit ku jetojnë serbët”.

“Nëse ai deklarohet çdo ditë për qytetarët e Kosovës është mirë që edhe ne edhe si Qeveri në nivelet me të larta, të deklarohemi çdo ditë për politikën agresive që ka Vuçiqi dhe manipulimet që ai bën”.

Ismaili tha se çështja e barnave është më simbolike, prandaj dëshirohet që të tërhiqet edhe vëmendja ndërkombëtare për një krizë të paralajmëruar.

“Në atë kohë ka pasur edhe tentativa që të sjellin barna edhe nga Rusia që të duket edhe involvimi i këtij shteti. Pra që ta bëjnë krizën edhe më të madhe edhe në aspekt të gjeopolitikës që edhe qytetarët rusë të vijnë të ndihmojnë. Kjo u vërejt që s’ka pi ujë, por ne duhet të jemi të vëmendshëm dhe të zgjuar për këtë manipulim”.

Ismaili u shpreh i bindur se Kosova do të dijë si t’i përgjigjet edhe inskenimit të “krizës humanitare” pasi e ka dëshmuar që institucionet kanë vepruar disa herë në veri të vendit, sa herë që është shtruar nevoja pa tendenca të diskriminimit.

Anëtari i PDK-së tha se momentumi i politikës kosovare është vështirë të analizohet në këto rrethana të ndërprerjes së dialogut.

“Ne si PDK kemi tentuar për dialog, kemi dorëzuar platforma të shkruara për dialogun. Ne kemi qenë të qartë kemi kërkuar të ketë dialog dhe të kemi një bashkëpunim më të madh në politikë të brendshme”.

“Kemi hyrë në një situatë ku dështoi konferenca ndërkombëtare pasi nuk pati kuptim të shkohet edhe të paraqesim situata të ndryshme kur s’e kemi një qëndrim të brendshëm. Ne po hasim në një kryeneçësi të opozitës”.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?