Ismaili: LDK flet për zgjedhjet për ta tërheqë vëmendjen nga ‘viktimat e karrigeve’

Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se çështja e zgjedhjeve është ngritur nga LDK-ja me një qëllim. “Çështja e zgjedhjeve është ngritur pak më shumë nga opozita, në këtë rast nga LDK-ja. Ka pasë tentativa që ta largojë vëmendjen nga problemet e tyre të brendshme, pra nga kuvendet që ndodhin çdo ditë […]
“Çështja e zgjedhjeve është ngritur pak më shumë nga opozita, në këtë rast nga LDK-ja. Ka pasë tentativa që ta largojë vëmendjen nga problemet e tyre të brendshme, pra nga kuvendet që ndodhin çdo ditë ku ka viktima të karrigeve”.
“Ky është problemi sepse në vend se të merremi me një çështje që do të duhej të ishte demokratike e brendshme që është kthyer në dhunë është tentuar të largohet vëmendja duke thënë se jemi të gatshëm për zgjedhje”.
“Hapësira dhe mundësia për ta dërguar vendin në zgjedhje është e hapur për 365 ditë, pra nuk është e nevojshme të pritet shtatori”.
“Ndoshta do t’iu bie të presin pak më gjatë se sa që po mendojnë ata – një mandat qeverisës”.
Ismaili në Info Magazine të Klan Kosovës ka folur edhe për vendimin e kryetarit të PDK-së Kadri Veseli për largimin nga postet publike dhe institucionale të gjithë ata që kanë aktakuza të ngritura.
“A mund të ketë pakënaqësi, natyrisht se mund të ketë. Ne jemi parti politke dhe kemi pasë edhe më herët pakënaqësi”.
“Ajo që kemi treguar është se ne dimë t’i zgjedhim pakënaqësitë përmes forumeve dhe mundësive demokratike dhe asesi nuk kemi pasë lëndime me njëri-tjetrin në një proces të gjatë”.
“Edhe Nisma kur është ndarë, ne nuk kemi pasë ndonjë betejë publike ose fyerje”.
Ai ka thënë se vendimi i Kadri Veselit duhet të kuptohet në mënyrë të drejtë.
“Edhe ne e dimë që realisht kërkesa shumë herë qoftë nga organizata të ndryshme ose nga qytetarët ka qenë që ata që janë të veshur me pushtet institucional realisht kanë një mundësi thuajse mund të jetë një sinjal i partisë që nuk dëshiron të dijë për drejtësi, por dëshiron t’i mbajë ata që i ka të veshur me pushtet institucional në nivele të larta të Qeverisë”.
“Mos qofsha gabim, ka pasë një deklarim edhe të zyrtarëve ndërkombëtarë ku njëri nga ta ka thënë që shumica nga këta njerëz ka mundësi që t’i kenë bërë shumë të mira Kosovës, por duke qenë në pozicione në pushtet po japin sinjal që nuk e duan arritjen e drejtësisë”.
“Ajo çfarë ka bërë PDK është që kemi krijuar hapësirë për drejtësinë duke qenë gjithnjë të idesë se ne po vendosim standard të ri në politikë”.
“Ne kemi krijuar një hapësirë dhe duke krijuar këtë hapësirë e mbrojmë të drejtën që të gjithë ende janë të pafajshëm dhe nuk duhet t’iu bëhet një gjykim publik. Ka pasë tentativë që të damkosen ata njerëz derisa ata realisht po vendosin një standard të ri”.
“Standardi i ri i PDK-së është standard që tregon për trashëgiminë politike që ka PDK-ja”.












