Institucionet publike shëndetësore me mungesë të anesteziologëve

Institucionet publike shëndetësore me mungesë të anesteziologëve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës si dhe të gjitha spitalet rajonale po përballen me mungesë të anesteziologëve. Krahas mungesës, institucionet publike shëndetësore po ballafaqohen edhe me largimin e këtij stafi, qoftë në klinikat private apo edhe jashtë Kosovës. Vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti nga Qendra Klinike Universitare kanë ikur katër mjekë […]

Vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti nga Qendra Klinike Universitare kanë ikur katër mjekë specialistë të anesteziologjisë, të cilët kanë vazhduar punën e tyre në këtë profesion në spitale private, derisa pesë specializantë të tjerë kanë ikur jashtë Kosovës. Kështu thotë drejtori i anesteziologjisë, Nehat Baftiu, sipas të cilit mungesa e mjekëve anesteziologë prej vitesh është problematikë.

“Klinika e Anesteziologjisë me reanimacion, gjithmonë ka pasur nevojë për më shumë anesteziologë. Me kapacitetet që i kemi pasur qysh në vitin 2001, një hulumtim që është bërë është thënë se duhen 75 anesteziologë. Ende as këtë vit, nuk e kemi arritur numrin 50, përkundër shtimit të kapaciteteve të shumta”, tha Baftiu.

Ai thotë se Ministria e Shëndetësisë duhet të arrijë një marrëveshje me mjekët, në mënyrë që kur të ndahen specializimet, pas përfundimit të tyre, të paktën pesë vjet të jenë të obliguar të shërbejnë në institucione publike shëndetësore.

“Nuk kanë asnjë kontratë të mjekëve specializantë me Ministrinë e Shëndetësisë që do t’i obligonte ata të shërbejnë për sektorin publik, meqë paguhen nga buxheti i shtetit. Në momentin kur e përfundojnë dhe e mësojnë gjuhën e huaj, ata ikin jashtë vendit. Kapacitetet e punës po shton çdo ditë, derisa mjekët anesteziologë kanë mbetur ndër vite të njëjtë, e herë-herë edhe më pak në numër. Ne kemi kërkuar çdo vit nga 20 specializantë të anesteziologjisë”, thotë Baftiu.

Ka dy vjet që Ministria e Shëndetësisë nuk ka ndarë asnjë specializim për mjekët.

Albatrit Matoshit, këshilltar për media i ministrit të Shëndetësisë, i tha Radios Evropa e Lirë se është duke u bërë planifikimi se cilat lëmi kanë nevojë më shumë për specialistë, e më pas të shpallet edhe konkursi përkatës.

“Para se të shpallet konkursi i ri, është duke u bërë edhe një plan i detajuar i resurseve humane dhe profesionale në shëndetësi për vitet 2019-2021, i cili do të tregojë se ku janë nevojat më të mëdha dhe si duhet të bëhet shpërndarja e specializimeve te reja”.

“Plani pritet të përfundojë shumë shpejt dhe pastaj mbi bazën e tij do të hapen edhe konkurset për specializime. Por, specializime do të ketë gjithsesi këtë vit për t’iu përgjigjur kërkesave të profesionistëve shëndetësorë, por edhe spitaleve dhe klinikave’’, tha Matoshi.

Ndërkaq kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla bëri të ditur se në rastet kur dihet se ka nevojë për specialistë të rinj në një fushë të caktuar, duhet të ketë në vazhdimësi konkurse.

“Mendoj se duhet të ndalet praktika e dhënies së specializimeve pa planifikim dhe pa nevoja të qyteteve dhe rajoneve. Kemi mangësi të madhe të mjekëve, sidomos në fshatra. Duhet bëhen në koordinim me komunat dhe në bazë të nevojave demografike që i ka dhe standardeve që duhet të plotësohen, të jepen në bazë të atyre kërkesave, e jo sipas dëshirës së Ministrisë së Shëndetësisë”.

“Nëse ka nevojë, duhet të shpallet konkurs çdo vit, por nëse nuk ka nevojë, nuk është obligative, kjo është praktikë botërore. Disa lëmi, si për shembull anesteziologët, duhet të ketë konkurs të hapur, pasi ka nevojë. Jo të pritet me vite”, tha Syla.

Ndërkaq, Nehat Baftiut, thotë se Ministria e Shëndetësisë duhet të ketë programe politike të veçanta, në këtë rast për mjekët anesteziologë, në mënyrë që të stimulojë këtë profil. Sipas tij, anesteziologët janë të kërkuar në gjithë botën dhe kjo është arsyeja që këta mjekë, krahas infermierëve dhe profileve tjera, po ikin nga Kosova për në vende të ndryshme të botës, meqë pagesa për ta jashtë vendit është shumë më e lartë sesa në Kosovë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?