Inspektorati nuk ndërmerr masa ndaj pjesëtarëve të Policisë që ofenduan analisten Aliu veç pse denoncoi dhunën nga ish-bashkëshorti

Inspektorati nuk ndërmerr masa ndaj pjesëtarëve të Policisë që ofenduan analisten Aliu veç pse denoncoi dhunën nga ish-bashkëshorti

Luljeta Aliu analiste dhe drejtore e Organizatës Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi ditë më parë në një debat televiziv ka treguar përvojën e saj gjatë raportimit në Polici të dhunës së ushtruar nga ish- bashkëshorti i saj. Aliu pas deklaratave publike ka pranuar sharje e ofendime nga persona të shumtë në rrjetin e saj social, […]

Aliu pas deklaratave publike ka pranuar sharje e ofendime nga persona të shumtë në rrjetin e saj social, ‘’Facebook’’, shkruan Periskopi.

“Nuk më kanë ftuar asnjëherë dhe janë bazuar vetëm në deklaratën e policit, i cili kishte thënë: Nuk e kam lënë të hyjë në stacionin policor sepse zonja e kishte pasur të veshur një fustan shumë të shkurtër”, ishte kjo deklarata që shtyri shumë persona të reagojnë kundër Aliut.

Aliu thotë se Muj Tahiri dhe Skender Elezi që kanë komentuar duke e ofenduar janë pjesëtar të Policisë së Kosovës dhe kërkon që ndaj tyre të merren masat adekuate.

Për këtë çështje, Luljeta Aliu në një prononcim për Periskopin thotë se beson në punën e Policisë së Kosovës dhe se pret nga ata që të ndërmarrin masat e duhura, në të kundërtën ajo do të përballet me ta nëpërmjet rrugëve ligjore.

‘’ Unë besoj në Institucionin e PK-së dhe që aty ka njerëz shumë të mirë që e respektojnë detyrën dhe e bëjnë me përkushtim për t’i mbrojtur qytetarët sigurt kanë vullnet edhe pjesëtarët e policisë të cilët e dëmtojnë reputacionin e Policisë, për t’i identifikuar këta persona dhe me i largu. Këta persona që e kanë ofenduar në mënyrë kaq denigruese një grua, tregon se institucionet po i shkelin të drejtat edhe që e tregon atë kur është fjala dhuna në familje. Unë po pres një herë se cilat janë veprimet nga PK-ja, e nëse policia nuk ndërmerr asgjë duhet të informohen se cilat janë të drejtat e mia dhe të përballem me ta’’, tha ajo.

Sipas Aliut, këta persona nuk duhet të jenë pjesë e PK-së, dhe se suspendimi nga puna nuk mjafton. Ajo kërkon që të shkarkohen nga detyra.

Tutje, ajo shton se gjatë kësaj kohe megjithëse po ndihet e rrezikuar, nuk do të ndalet në kauzën e saj.

‘’Unë po ndihem e rrezikuar, sigurisht, por nuk e kam ndërmend të ndalem sepse ky është qëllimi i njerëzve se nuk dojnë që gratë të flasin ta tregojnë realitetin. Ky qëllim ka qenë edhe i ish-bashkëshortit që unë të frikësohem se duke e ditë që ai ka ndikim të madh në polici më kanë kërcënu familja e tij edhe ai, sepse policia nuk i ka hapë rastet’’ përfundon Luljeta Aliu.

Për rastin në fjalë nga Inspektoriati Policor i Kosovës thonë se nëse personat e përmendur janë pjesëtar të Policisë së Kosovës, atëhere IPK do të bëj hetimet e nevojshme. Ndërsa, theksojnë se nuk është hapur asnjë rast në emër të Luljeta Aliut në cilësinë e viktimës.

‘’Sipas informacioneve që posedon Inspektorati Policor i Kosovës, në emër të Luljeta Aliu në cilësinë e viktimës nuk është hapur asnjë rast lidhur me këto komente apo publikime. Nëse të njëjtit janë pjesëtar të Policisë së Kosovës, Inspektorati Policor i Kosovës do të fillojë hetime preliminare ndaj tyre. Këtë rast Inspektorati Policor i Kosovës do ta analizoj dhe vlerësoj dhe do të ndërmerr të gjitha veprimet të cilat janë në mandatin e saj’’, thuhet në përgjigjen e dhënë nga IPK për Periskopin.

Tutje, IPK sqaron se në rastet kur një qytetar ballafaqohet me ofendime apo edhe kërcënime në mënyrë virale, atëherë ai person duhet të drejtohet në Policinë e Kosovës apo në raste të tjera në Inspektoriatin Policor të Kosovës.

‘’Në rast se një qytetar i R. së Kosovës  merr sharje, ofendime apo kërcënime në mënyrë virale apo ndonjë mënyrë tjetër, i njëjti person duhet të paraqes rastin në organet kompentente për trajtimin e këtij rasti, e nëse personi i cili i kryen këto veprime është pjesëtar i Policisë  së Kosovës  rasti duhet të paraqitet në Inspektoratin Policor të Kosovës’’, përfundon IPK./Periskopi

 

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?