I nxehti “than” ekonominë, shkencëtarët parashikojnë pasoja në gjithë globin

I nxehti “than” ekonominë, shkencëtarët parashikojnë pasoja në gjithë globin

Shqipëria po përballet me rritje të shpejtë të temperaturave dhe parashikimet për të ardhmen janë edhe më shqetësuese. Një grup shkenctarësh të klimës, ekonomistë dhe analistë të dhënash nga univesrsitetet më prestigjoze amerikane kanë publikuar një raport tronditës mbi ndryshimet e klimës në çdo vend të planetit. Studimi, i cili është publikuar fillimisht në New […]

Studimi, i cili është publikuar fillimisht në New York Times ka matur ndryshimin e temperaturave për çdo qytetet të globit si dhe parashikimet për dekadat e ardhshme. Sipas tij, për kryeqytetin e Shqipërisë, temperatura mesatare për stinën e verës, gjatë dy dekadave të ardhshme pritet të jetë 2.2 gradë celcius më e lartë nga sa ishte 30 vjet më parë.
Më konkretisht, për periudhën 1986-2005 temperatura mesatare në Tiranë për muajt qershor-korrik-gush ishte 21.7 gradë celcius. Por në dy dekadat e ardhshme, pra në periudhën 2020-2039, kjo shifër pritet të arrijë në 23.9 gradë celcius.

Por Shqipëria nuk është vendi i vetëm që po përballet me rritjen e shpejtë të temperaturave. Studimi lëshon alarmin se ky fenomen është një emergjencë globale dhe se njerëzimi po e humbet betejën me ndryshimet klimaterike. Sipas shkencetarëve, kjo do të ketë pasoja të mëdha dhe shumëfishe, që nga shëndetësia e deri në ekonomi duke e bërë planetin një vend më të vështirë për të jetuar.

Prej vitesh ndryshimet klimaterike janë bërë një nga çështjet më të nxehta të debatit publik në arenën ndërkombëtare.  Në vitin 2015, nën siglën e Kombeve të Bashkuara 195 shtete të globit nënshkruan në Paris një marrëveshje ku u zotuan të ndërmarrin reforma serioze për të luftuar ndryshimet klimaterike.  Por Marrëveshja e Parisit mori një goditje të fortë kur dy vjet më parë presidenti amerikan, Donald Trump vendosi të tërheq Shtetet e Bashkuara, çka ka rritur edhe më shumë frikën se njerëzimi nuk do të arrijë të ndalë dot rritjen e shpejtë të temperaturave dhe pasojat apokaliptike që ngrohja do të ketë mbi planetin Tokë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?