Hoti kritika ndaj Qeverisë së Ramush Haradinajt: Veç në zyrën e tij, 94 të punësuar për shërbime të ‘veçanta’

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti edhe njëherë ka hedhur kritika në drejtim të Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri, Ramush Haradinaj. Ai, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se nga 1 mijë e 245 persona të punësuar për shërbime të veçanta, vetëm në zyrën e kryeministrit punojnë 94 persona. Thotë se të […]
Ai, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se nga 1 mijë e 245 persona të punësuar për shërbime të veçanta, vetëm në zyrën e kryeministrit punojnë 94 persona.
Thotë se të punësuar janë 407 persona të cilët janë jashtë listës së pagës. Kurse, sipas Hotit, qeveria PAN ka harxhuar mbi 20 milion euro për procese gjyqësore.
Mirëpo, Hoti nuk ka hezituar të hedhë kritika edhe drejt kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Thotë se sa i përket investimeve kapitale, më 2018 ka pasur të planifikuara 30 milion euro prej të cilave kanë tepruar 57% të mjeteve apo mbi 23 milion euro.
Shkrimi i plotë i Hotit:
Qeveria e udhehequr nga PAN-i gjate vitit 2018:
- Ka punesuar 1,245 persona per sherbime te “vecanta”, prej te cileve 94 ne Zyren e Kryeministrit,
2. Mban 407 persona te punesuar jashte listes se pagave,
3. Ka paguar 20.3 mil euro per vendime gjyqesore,
4. Ka rritur detyrimet kontingjente ndaj paleve ne vleren prej 196 mil euro,
5. Mjetet e arketueshme (obligime tatimore ndaj shtetit) i kane arritur ne 462 mil euro (nje rritje prej afer 100 mil krahasuar me 2016).
Ne nivel te komunave, Prishtina qendron me se keqi.
Sa i perkete investimeve kapitale, me 2018 ka pasur te planifikuar 38 mil euro. Por, i kane tepruar 57% te mjeteve, apo 23.3 mil euro. Nga keto mjete, 9.5 mil jane mjete te pashpenzuara nga viti 2017.
2. Edhe pse jane dyfishuar faturat e tatimit ne prone ne pjesen qendrore te qytetit dhe po ndertohen banesa te reja ne lagje rreth Prishtines (ne Mat ne vecanti), te hyrat nga tatimi ne prone kane renie.
Duke qene se mjetet qe komuna po ju mbledh qytetareve nuk po i shpenzon, ndoshta do te ishte me mire te ju lihen ne dispozicion qytetareve, pasi ata mund t’i shpenzojne per mireqenien e tyre.
(Te dhenat jane nga Raport Financiar i Qeverise per 2018).












