Haziri: LDK kërkon qeveri të re para dialogut, vendimet populiste po e dëmtojnë vendin

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, në konferencën për ‘finalen e madhe’ Kosovë -Serbi, ka thënë se qëndrimi i LDK’së dihet. Ai ka thënë se LDK kërkon legjitimet, qeveri të re para dialogut. “Ne si LDK kemi thënë prej fillimit, kriteret, parimit në negociata, qartësia në proces. Ne kemi bë hapin tjetër, legjitimitet para dialogut. Shqetësimi […]
Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, në konferencën për ‘finalen e madhe’ Kosovë -Serbi, ka thënë se qëndrimi i LDK’së dihet. Ai ka thënë se LDK kërkon legjitimet, qeveri të re para dialogut.
“Ne si LDK kemi thënë prej fillimit, kriteret, parimit në negociata, qartësia në proces. Ne kemi bë hapin tjetër, legjitimitet para dialogut. Shqetësimi im është që Serbia mund ta marrë datën për në BE. Mund të ndodh që Serbisë data e premtuar mund t’i ndodhë. Ajo që do ta pamundësonte një zgjidhje afatgjate mes Kosovës dhe Serbisë do të ishte ky gabim, nëse ndodh përsëritja e precedantit të Qipros në BE. Ose zgjidhen problemet, ose të tjerët kanë me ecë prej rezultateve të pritura me BE’në. Jo zgjedhje për të hyrë në qeveri me cdo kusht, por zgjedhje që përcaktojnë zgjidhje për qytetarët sepse Kosova sot është e paudhëhequr me përgjegjësitë e pritura. Vendimet e partitë po na shtyjnë drejt një populizmi që nuk kanë me na shty drejt zgjidhjeve për vendin. Kosovës i intereson një stabilitet i brendshëm dhe normalizim me fqinjtë, por mbi të gjitha duhet me na interesu një stabilitet i brendshëm”, ka thënë ai./Periskopi/












