Haxhiu i bërtet NISMA’s: A e dini çka keni ba në Malishevë me arsim, e keni shkatërru

Në Kuvendin e Kosovës sot u zhvillua një interpelancë me ministrin e Arsimit, Shyqyri Bytyqi. Deputetët hodhën akuza e kritika ndaj punës së tij dhe cilësisë në arsim, raporton Periskopi. Madje deputetja e VV’së, Albulena Haxhiu ngriti fort tonin e zërit ndaj ministrit Bytyqi dhe deputetit të Nismës, Enver Hotit. ‘’A e di çka do […]
Madje deputetja e VV’së, Albulena Haxhiu ngriti fort tonin e zërit ndaj ministrit Bytyqi dhe deputetit të Nismës, Enver Hotit.
‘’A e di çka do të thotë për një shtet me shkatërru arsimin, a jeni të vetëdijshëm për këtë’’, i tha Haxhiu ministrit nga radhët e Nismas.
Ndërsa ajo hedhi akuza edhe për qeverisjen në Malishevë, e cila është bastion i Fatmir Limajt.
‘’Logjikën e tillë abuzive përvec që e keni bërë me ministri, e keni bërë edhe në komuna. A e dini cka keni bë në Malishevë? E keni shkatërru, i keni shkatërru shkollat. Me njerëz partiakë e të padijshëm. Ndalni këto abuzime me arsimin sepse kjo qasje po i detyron të rinjtë të lëshojnë Kosivën dhe të gjejnë jetë më të mirë’’, shtoi Haxhiu, teksa iu përgjigj një akuze të deputetit Hoti.
Menjëherë replikoi ministri Shyqyri Bytyqi, duke e pranuar se ka familjarë të tij të punësuar në MASHT, megjithatë i thotë Haxhiut të mos tallet me të dhe të informohet më mirë.
‘’Edukimi im nuk më lë të tallem me askënd, madje as me personin më të ulët, fëmijët. Familjarët e mi janë të punësuar në Ministrinë e Arsimit. Por ju kisha ruajt të merrni info të sakta’’.
Albulena Haxhiu numëroi emra të shumë, që sipas saj janë familjarë të Bytyqit të punësuar në Ministrinë që ai udhëheqë./PERISKOPI/












