Haxhi Avdyli tërhiqet nga gara për kryetar të LDK’së në Prizren, mbesin Quni e Selmanaj

Haxhi Avdyli tërhiqet nga gara për kryetar të LDK’së në Prizren, mbesin Quni e Selmanaj

Zgjedhjet e brendshme të Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk kanë kaluar pa zhurmë dhe përplasje, madje pati luftë edhe me karrige. Por, për dallim nga shumë komuna, Prizreni duket se e ka kaluar të qetë këtë proces. Të paktën kështu është shprehur deputeti nga radhët e kësaj partie njëherit kryetar i degës së LDK-së në […]

Por, për dallim nga shumë komuna, Prizreni duket se e ka kaluar të qetë këtë proces. Të paktën kështu është shprehur deputeti nga radhët e kësaj partie njëherit kryetar i degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli.

Ai përmes një postimi në llogarinë Facebook ka thënë se dega e LDK-së në Prizren ka ardhë në fund te procesit zgjedhor brendapartiak duke përfunduar të gjitha nëndegët në atmosferë të qetë dhe demokratike.

“Në çdo lagje e fshat, është vërejtur një interesim i shtuar i veprimtarëve për angazhim por edhe masovizim të pjesëmarrjes të rinjve duke sjellë edhe emra të rinj por edhe rikonfirmime. Tani më kryesia e degës ka caktuar Kuvendin përmbyllës të degës ku do zgjedhet kryetari i ri, kryesia dhe 18 delegatët për Kuvend qendror i cili do mbahet të premten në ora 17.00”.

Avdyli përmes këtij shkrimi ka paralajmëruar largimin e tij nga pozita e kryetarit të degës, të cilin post e gëzoi për 4 vite e 7 muaj.

“Tani ky rrugëtim im me ju ,nga pozita e kryetarit të degës merr fund të premten, nga ku fillon një fazë e re e angazhimit në shtëpinë tonë të përbashkët por nga pozitat tjera. Siq kam paralajmëruar edhe më parë, unë nuk do kandidoj për mandat të ri për kryetar, por do jem aty kudo që kërkohet kontributi im. Edhe pse nuk do kandidoja , gati në çdo nga 43 nëndegët isha 100% i impenjuar për mbarëvajtje dhe proces të rregulltë zgjedhor, siq do kujdesem që edhe të premten ta përmbyllim këtë proces zgjedhor mbarë ,duke ia dorëzuar këtë degë të konsoliduar e të unifikuar për menaxhim 4 vjeqar njërit nga kolegët e mi të çmuar që kanë shprehur interesim për këtë post mjaft sfidues. Dhe cilido nga deputetët që fiton të premten këtë detyrë të re , Anton Quni apo Driton Selmanaj jam mëse i qetë që po e dorëzoj në duar të sigurta këtë degë të konsoliduar nga ky proces zgjedhor. Kushdo që të premten e merr besimin, LDK e Prizrenit e dha provimin demokratik dhe fazë e re e fitoreve të reja do fillon të bashkuar drejt një qëllimi të përbashkët ku të gjithë do jemi fitues në LDK e humbës do jenë vetëm partitë tjera përgjegjëse të degradimit të Kosovës. Zoti e bekoftë LDK- në e na priftë e mbara”, përfundon ai.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?