Haradinaj thotë se po punojmë për të gjetur një zgjidhje për ujin e pijshëm në Gjilan

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar zëvendësmininistrin e Infrastrukturës, Rexhep Kadriun, ku është diskutuar për modalitetet e tejkalimit të situatës emergjente me ujin e pijshëm për qytetin e Gjilanit. Haradinaj tha se për furnizimin e rregullt të qytetarëve me ujë të pijes ekzistojnë dy alternativa, investimin në mbushjen e ujëmbledhësit të Përlepnicës nga lumi […]
Haradinaj tha se për furnizimin e rregullt të qytetarëve me ujë të pijes ekzistojnë dy alternativa, investimin në mbushjen e ujëmbledhësit të Përlepnicës nga lumi Krivareka ose nga lumi Llapushnik.
“Qeveria e vendit me marrjen e mandatit ka investuar në rindërtimin e Pendës së Përlepnicës, rrjetin shpërndarës si dhe impiantin e ujërave të zeza dhe do të vazhdojë të jetë e fokusuar për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme sa i përket ujit të pijes për komunën e Gjilanit”, deklaroi Haradinaj.












