Haradinaj: Skenarët mashtrues dhe lajmet e rreme s’na ndalin që të veprojmë në veri

Kryeministri Ramush Haradinaj thotë se Kosova nuk do të lejojë që të ndodhin skenarë që janë paralajmëruar për inskenim të krizës humanitare në veri. Ai thotë se ‘asnjë skenar mashtrues e as lajmet e rreme’ nuk do ta ndalin Kosovë që të ushtrojë zbatimin e ligjit në të gjitha pjesët e Kosovës, shkruan Periskopi. Ja […]
Kryeministri Ramush Haradinaj thotë se Kosova nuk do të lejojë që të ndodhin skenarë që janë paralajmëruar për inskenim të krizës humanitare në veri.
Ai thotë se ‘asnjë skenar mashtrues e as lajmet e rreme’ nuk do ta ndalin Kosovë që të ushtrojë zbatimin e ligjit në të gjitha pjesët e Kosovës, shkruan Periskopi.
Ja si njofton Haradinaj në Facebook për këtë:
Institucionet e zbatimit të ligjit kanë ndërmarrë veprime konkrete në parandalimin dhe luftimin e të gjitha aktiviteteve të paligjshme ndërkufitare në zonën e rripit të gjelbër që kufizon në pjesën veriore Kosovën dhe Serbinë. Asnjë skenar mashtrues ose lajm i rremë nuk do të ndikojë që institucionet kredibile dhe të ligjshme të Kosovës të heqin dorë nga misioni i tyre për zbatimin dhe sigurimin e sundimit të ligjit në të gjitha pjesët e Kosovës, përfshirë zonën e rripit të gjelbër në veri ku edhe kufizohet Republika e Kosovës me Serbinë.












