Haradinaj : S’kemi arritur të argumentojmë se Thaçi është prapa dëbimit të gylenistëve

Haradinaj : S’kemi arritur të argumentojmë se Thaçi është prapa dëbimit të gylenistëve

Deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj, pas votimit të raportit të komisionit hetimor për rastin e gylenistëve, ka thënë se kjo është një storje suksesi, megjithatë shton se kolegu i tij në parti, Muharrem Nitaj ishte ai që ka korrigjuar këtë raport rreth 30 herë. Derisa shumë nga deputetët thanë se është presidenti Hashim Thaçi ai […]

Seanca e jashtëzakonshme që u mbajt sot në Kuvend të Kosovës e që në rend dite pati shqyrtimin raportit të Komisionit hetimor parlamentar për deportimin e gjashtë shtetasve turq, në deklarimet e shumicës nga deputetët, faji kryesor për këtë iu la presidentit Hashim Thaçi.

Ishte deputeti Muharrem Nitaj i AAK’së, ai që deklaroi i pari se partia e tij do të votojë raportin, megjithatë tha se edhe në komision nuk është arritur të argumentohet nëse presidenti Thaçi qëndron prapa orkestrimit të asaj dite.

“Kush ka qenë i informuar për operacionin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq se kush e ka ditur dhe kush nuk e ka ditur, se kush ka qenë urdhërdhënës, nëse ka qenë urdhërdhënësi ose nëse mbas gjithë kësaj ka qëndruar presidenti i Kosovës Hashim Thaçi unë nuk e di, por në fakt duhet ta pranojmë të gjithë këtu që komisioni hetimor nuk ka arritur ta argumentojë asnjërën prej këtyre pretendimeve”, deklaroi deputeti.

Megjithëse, një qëndrim të tillë nuk e patën edhe partitë tjera, në krah të Nitajt, ka dalë deputeti Daut Haradinaj.

Duke folur për Express, Haradinaj ka thënë se votimi i këtij raporti është një shenjë se parlamenti po funksion. Deputeti i ka dalë në krah edhe deklaratës së Nitaj që e bëri në Kuvend për presidentin.

“Padyshim se votimi i raportit për shtetasit turq është një lajm i mirë. Pati një dakordim nga të gjithë. Kjo është shenjë që po funksionon parlamenti dhe shembulli i këtij komisioni, është një storje suksesi”, tha Haradinaj, duke shtuar se ishte Nitaj ai që kishte korrigjuar disa herë gabimet e komisionit.

“Opinioni publik ndoshta nuk e din, por i vetmi kontribut nga anetarët e komisionit hetimor për shtetasit turq, për përpilimin e saktë të këtij raporti, ka qene i AAK. Janë korrigju rreth 30 formulime të gabuara të raportit nga deputeti ynë në këtë komision Muharrem Nitaj. Ai ka luajtur një rol kyç që ky komision të mos dështojë, sepse ka pasur një perplasje aspak logjike ndërmjet partive opozitare dhe PDK’së. Ky komision ka pas nevojë për një zë të arsyes. Miratimi i këtij raporti është në përputhje të plotë edhe me qëndrimin e Kryeministrit i cili me kohe e pa asnje vonese, i mori vendimet e drejta. Nitaj, mbrojti qëndrimin e AAK dhe të grupit parlamentar ku pas intervistimit të dhjetera personave përgjegjës, në asnjë rast nuk u laku emri i presidentit Thaçi”, shtoi Haradinaj duke mbrojtur atë që tha Nitaj.

Kjo sipas tij mund të kuptohet edhe nëse lexohen transkriptet e mbledhjeve. Deputetët e opozitës Vetëvendosje e LDK, ishin ata që gjatë seancës në deklarimet e tyre thanë se ishte presidenti ai që pati informacion për rastin.

Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar sot pro shqyrtimit të raportit përfundimtar të Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq.

Në sallën e Kuvendit të Kosovës gjithsej ishin 68 deputetë, nga ku 58 votuan pro, 2 kundër dhe katër abstenime.

Gjithsej në votim elektronik u regjistruan 64 vota dhe një votë me dorë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?