Haradinaj njëherë paralajmëron, e më pas shtyn vizitën te Shpend Ahmeti

Para pak çastesh, Zyra e Kryeministrit ka dërguar njoftim për media lidhur me aktivitetet e parapara për nesër të kryeministrit Ramush Haradinaj. Aty ishte paraparë edhe nënshkrimi i një memorandumi mes Qeverisë dhe Komunës së Prishtinës, por vetëm pak minuta më vonë erdhi njoftimi se kjo vizitë e kryeministrit është shtyrë – raporton Periskopi. […]
Aty ishte paraparë edhe nënshkrimi i një memorandumi mes Qeverisë dhe Komunës së Prishtinës, por vetëm pak minuta më vonë erdhi njoftimi se kjo vizitë e kryeministrit është shtyrë – raporton Periskopi.
“Shtyhet vizita e Kyeministrit Ramush Haradinaj në Komunën e Prishtinës- nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Komunës së Prishtinës, e paraparë të mbahet në ora 11:00. Për kohën dhe datën e mbajtjes do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin për media.
Nesër, duke filluar nga ora 10:00 kryeministri Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e Ndërrimit të Drejtorit të NALT-it, Gjeneral Brigade Uëe A. Becker.
Ndërkohë, sot Gjykata Kushtetuese e ka publikuar vendimin për ta shpallur jokushtetues Ekipin Shtetëror për Dialogun, në krye të së cilit ishte edhe kryetari i Komunës së Prishtinës dhe kryetari i PSD’së, Shpend Ahmeti./PERISKOPI












