Gorani: Duke ia mveshur aktet heroike, historike e të shenjta, kemi kaluar në fetishizim të taksës 100%

Në panelin me temë ‘Efektet e taksës 100% në ekonominë e Kosovës’, deputeti i PSD’së Dukagjin Gorani, ka thënë se taksa ndaj Serbisë ishte një vendim i duhur në ‘një çast relativisht të duhur’. Mirëpo, Gorani thotë se ‘marifeti i këtij zanati është me ia ditë masën’, duke marrë shembullin e ilaçeve në mjekësi. “Gjithçka […]
Në panelin me temë ‘Efektet e taksës 100% në ekonominë e Kosovës’, deputeti i PSD’së Dukagjin Gorani, ka thënë se taksa ndaj Serbisë ishte një vendim i duhur në ‘një çast relativisht të duhur’. Mirëpo, Gorani thotë se ‘marifeti i këtij zanati është me ia ditë masën’, duke marrë shembullin e ilaçeve në mjekësi.
“Gjithçka që teprohet shkakton kundër efekt. Një ndër parimet bazë në mjekësi, sidomos në farmaci, është pohimi që doza e bën helmin. Varësisht prej dozës edhe masës, një send është ilaq ose shndërrohet në helm. Marifeti i këtij zanati është me ia ditë masën. Taksa ose tarifa duhet të shihet si instrument që përdoret me masë, me qëllim të caktuar si nevojë për një moment. Çdo teprim i interpretimit të tillë, shkakton efekte të panevojshme anësore, negative, të damshme pastaj duhet me i vujtë edhe pasojar. Në fillim taksa ka qenë një vendim i duhur, në një cast relativisht të duhun”, ka thënë Gorani, shkruan Periskopi.
Ai ka thënë se taksa ka qenë një ‘efekt i shkaktuar’ ndaj ‘traditës mospërfillëse që është krijuar ndaj Kosovës në vitet e fundit’.
“Ajo ka prodhu një pozicion të ri të Kosovës dhe ka ndërpre ose së paku është përpjekë me ndërpre traditën e mospërfilljes. E tradita e mospërfilljes mund të shtrohet në pyetjen që e shtruar, pse u desht të pritet 19 vjet që një mospërfillje politike u desht të shndërrohet në traditë. E tash, përpjekjet për me ndryshu këtë traditë që Kosova s’merret parasysh, ka qenë edhe vendosja e taksës. Megjithatë, mendoj që edhe pse është instrument i paraparë i politikave ekonomike, që është i paraparë në fushën e sanksioneve. Taksa ka qenë reagim politik, taksa nuk është vendosë si veprim, por si kundër veprim. Pra taksa ka qenë e shkaktuar. Për aq sa unë e di, meqenëse jam pjesë e komunitetit politik në Kosovë, vendosja e taksës ka qenë kundër reagim ndaj Serbisë karshi procesit të dialogut”, ka thënë Gorani.
“Qysh na e shohim taksën si shoqni është me rëndësi, por besoj se është me randësi qysh e shohin edhe të tjerët. Sepse në politikë nuk veprohet në baza ekskluzivisht vetiake. Mendoj që unanimisht në bashkësinë ndërkombëtare, taksa shihet si pengesë, nuk ka aleat ndërkombëtar të Kosovës që nuk ka tërheq vërejtjen për taksën. Qysh e shohim na mrena? Pjesëtarët e Qeverisë e dhanë fjalën e vet, shihet si arritje e madhe ekonomike dhe si kapital i rëndësishëm partiak dhe elektoral”, ka thënë ai.
“Pavarëissht kësaj, hajde ta këqyrim si janë faktet. Sipas hulumtimit të GAP, gjetjet e kontestojnë efektin e projektumë ekonomik. Politikisht, diskutimi rreth taksës e mirëmbanë një klimë kontraverse në shoqni. Shoqnia jonë është e ndarë mes atyre që janë për dhe që janë kundër vazhidmit të regjimit të taksës. Ka zëra dhe bindje që taksa e ka blloku procesin politik. Unë e shoh taksën si instrument, si instrument që përdoret nga ana e qeverive, shteteve në një situatë kur një interes ekonomik ose politik cenohet. Mirëpo nuk e shoh si një veprim të shenjtë, e as si një akt historik, e as si një veprim heorik. Shteti e vendosë një taksë dhe vendos me heq”, tha ai.
Gorani thotë se në mënyrën se si e sheh ai në aspektin politik sot taksën, ajo tashmë është fetishizuar.
“Me ia mveshë vendimit të taksës, randësitë që tejkalojnë kuptimin e saj, kjo quhet fetishitizim. Pra, taksa dhe vendimi ndaj taksës është fetishizim. Ajo nënkupton kur një veprimi a një sendi i mveshet një vlerë që ai nuk e ka. Një taksë që në muajt e fundit, është diskutu në kontekstin historik, kombëtar, gjeopolitik. Në fakt bahet fjalë për një veprim me të cilin kalibrohet politika ekonomike, kurgjo ma shumë”, ka thënë veç tjerash Gorani./Periskopi/












